Ngrohja globale po shndërrohet në armikun më të madh të rrugëve të frymëmarrjes: sa më shumë rriten temperaturat, aq më shumë rritet ndotja ambientale, e cila ndikon në patologjitë e bronkeve, grykëve dhe mushkërive.
Një studim i “USA Center” për ngrohjen globale dhe ndotjen, sinjalizon se do të shtohet ozoni “i keq”, ai që shtohet nga reaksionet kimike të oksideve të azotit, të cilat vijnë nga ndotja e ambientit. Sipas studimit, ngrohja globale dhe nivelet më të mëdha të metanit në atmosferë, do të dëmtojnë ndjeshëm shëndetin tonë: efekti do të jetë, kollë dhe irritim i fytit, deri në përkeqësim të patologjike më të mëdha si, astma, bronkiti dhe enfizema.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.