FB

June 24, 2025 | 16:30

Nikoleta Marko, Make-up Artist: Po jetoj ëndrrën! Në Beauty Salon Nicol çdo transformim është një bekim bukurie!

Ka diçka magjike në ajrin e muajve të verës, emocionet e të rinjve dhe një dritë e artë që ndriçon fillime të reja. Është sezoni i ndërrimit të kapitujve, një mbrëmje maturantësh që mbetet në kujtesë përgjithmonë, apo një lidhje dashurie që kurorëzohet në martesë. Në këtë atmosferë të ngarkuar me ndjesi dhe ëndrra, çdo detaj ka peshë. Dhe për t’i dhënë atyre vlerën që meritojnë, kërkohet dora e një mjeshtreje të vërtetë. Nikoleta Marko e përjeton çdo ditë këtë ëndërr. Prej 17 vitesh, ajo jeton dhe punon me këtë mision, t’i bëjë gratë dhe vajzat të ndihen të bukura, të sigurta dhe të lumtura në ditët e tyre më të rëndësishme.

nicol

Nga Shqipëria në Greqi, Itali e Gjermani, ajo ka përjetuar nga afër emocionet e qindra femrave, duke u dhuruar jo thjesht një look, stilim flokësh apo make-up, por një ndjesi të plotë vetëbesimi dhe gëzimi.

Në Beauty Salon Nicol do të gjeni të gjithë komoditetin për t’u ndjerë e bekuar me imazhin më perfekt. Sidomos tani, në kulmin e sezonit të maturave por edhe të dasmave, Nikoleta thotë se vëmendjen më të madhe e marrin padyshim vajzat, të cilat zgjedhin jo thjesht të zbukurohen, por të ndërtojnë një kujtim të përjetshëm, për t’u bërë qendra e botës, qoftë edhe vetëm për një natë.

nicol1

 

Është periudha më e bukur festive e verës, veçanërisht muaji qershor. Maturantët, ata më të rinjtë që përmbushin ciklin 9-vjeçar dhe ata që përfundojnë gjimnazin, përgatiten për ceremoni të veçanta. Si ju gjen kjo atmosferë në sallonin tuaj? Sa rëndësi i kushtojnë të rejat imazhit për mbrëmjet e maturës?

Është e vërtetë që maturantet janë në kërkim të fustanit perfekt, aksesorëve dhe look-ut që do të kompletojë pamjen për ditën më të rëndësishme të tyre. Jam krenare të ndaj me ju që salloni ynë i bukurisë i ka të gjitha oraret të rezervuara gjatë ditëve kur zhvillohen mbrëmjet e maturës në qytet. Dhe kjo është një dëshmi e besimit që na japin çdo vit.

 

Çfarë të veçante ofroni në Beauty Salon Nicol për t’jua bërë më të bukur ditën të rejave?

Në sallonin tonë, çdo vajzë ka mundësinë të konsultohet me ne për të kuptuar më mirë stilin dhe natyrën e saj. Ne e dëgjojmë me vëmendje, marrim parasysh çdo detaj dhe së bashku krijojmë pamjen që ajo ka ëndërruar, unike, autentike dhe plot vetëbesim.

 

Cili është trendi i këtij viti që do të përqafohet edhe në sallonin tuaj?

Trendi i këtij viti fokusohet tek lëkura e pastër, konturet e tonifikuara dhe shkëlqimi natyral i fytyrës, për një look elegant dhe plot klas. Për vajzat më të guximshme, ngjyrat vibrante janë absolutisht në modë, së bashku me teknika të avancuara si smokey eye apo cat eye, që e bëjnë shikimin edhe më të thellë dhe tërheqës.

nicol2

Le të flasim për një aspekt tejet të ndriçuar në sallonin tuaj që është kurimi i nuseve. Është kjo medalja e nderit që ju përfaqëson?

Po, është një nder i madh për mua të kujdesem për nuset. Ndihem shumë mirënjohëse dhe me fat që jetoj ëndrrën time çdo fundjavë, duke qenë pjesë e momenteve të tyre më të bukura.

 

Sa e vështirë, apo sa mund kërkon kurimi i një imazhi për ditën më të bukur të jetës së një vajze?

Për mua nuk është e vështirë, sepse e bëj me pasion. Por kërkon përkushtim maksimal dhe vëmendje ndaj çdo detaji që rezultati të jetë i përsosur. Kur punoj me një nuse, asgjë tjetër nuk më tërheq vëmendjen. Fokusi im është vetëm tek ajo dhe momenti i saj i veçantë.

 

Sa kohë kërkon ky përkushtim?

Për të realizuar një nuse më duhen mesatarisht 3 deri në 4 orë. Por nëse puna zhvillohet jashtë sallonit, duhet marrë parasysh edhe koha e udhëtimit dhe përgatitja e ambientit ku do të punoj. Në këto raste, pothuajse e gjithë dita i dedikohet një nuseje të vetme.

nicol3

Deri sa larg shkuar për të realizuar ëndrrën e të bërit nuse të një vajze?

Gjatë viteve kam pasur nderin të realizoj shumë nuse, në Shqipëri dhe jashtë saj, nga Gjermania në Itali dhe Greqi. Ajo që më emocionon më shumë është fakti që më kanë besuar për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre. Ky është motivimi im më i madh: ta bëj çdo nuse të ndihet unike dhe e bukur në mënyrën e saj.

 

Prej sa vitesh e ushtroni këtë aktivitet dhe cili ka qenë suksesi përgjatë këtij rrugëtimi?

Kam mbi 17 vite që merrem me këtë profesion. Gjatë këtyre viteve kam pasur shumë momente që i quaj suksese të vogla, por për mua më i madhi është një: kur arrij të bëj një femër të ndihet e bukur, e sigurt dhe e lumtur në ditën e saj të veçantë. Kjo është arsyeja pse vazhdoj ta dua këtë punë çdo ditë.

 

Sa e vështirë ka qenë për ju dhe sa rëndësi kanë patur përditësimet në konferenca apo seminare të fushës?

Hera e parë që mora pjesë në një trajnim ka qenë një nga momentet më të vështira për mua, sepse më duhej të largohesha nga familja për një periudhë të gjatë, për t’u trajnuar nga më të mirët në fushën ku punoj. Ishte një sakrificë e madhe, por që më dha një shtysë të jashtëzakonshme në karrierë. Që atëherë, përpiqem çdo vit, të paktën 1-2 herë, të përditësoj njohuritë e mia duke marrë pjesë në konferenca dhe seminare me ekspertë me famë botërore. Puna jonë kërkon zhvillim të vazhdueshëm, dhe unë e marr këtë shumë seriozisht.

 

Adresa: Rruga Skënderbeu, Sarandë

Cel: +355 69 573 1945

e-mail: [email protected]

Facebook: Beauty salon Nicol

Instagram: beautysalon_by_nicol

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top