Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi përdorimin e nikotinës si një terapi zëvendësuese përmes çamçakëzave, ngjitësve dhe sprajve në vitet ’70 të shekullit të kaluar, duke kuptuar që atëherë se mund të jetë një zgjidhje për të lënë duhanin. Megjithatë, 40 vjet më vonë, publiku ende beson se nikotina është fajtori kryesor për sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit.
Që pirja e duhanit është e dëmshme, është një fakt i padiskutueshëm që është provuar për një kohë të gjatë, dhe në dekadat e fundit janë bërë përpjekje të mëdha për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me sëmundjet dhe rreziqet që shkakton pirja e duhanit. Lufta kundër tymit ka qenë prej kohësh pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar shëndetin publik në shumë vende, duke filluar një numër fushatash kundër duhanpirjes, duke ridizanjuar paketat e cigareve me mesazhe dhe pamje që paralajmërojnë dhe rrisin ndërgjegjësimin për pasojat serioze të pirjes së duhanit. Gjithashtu, është ndaluar konsumimi i duhanit në ambiente të mbyllura.
Studime të shumta shkencore tregojnë se nikotina nuk e ka merituar aspak namin e keq që ka patur për dekada; ekspertët pohojnë se i atribuohen padrejtësisht veti negative të cilat nuk janë aspak të bazuara në shkencë. Megjithëse nikotina konsiderohet të jetë shkaku i shumicës së sëmundjeve, shkenca e mohon këtë fakt, duke thënë se rreziku në të vërtetë fshihet në tymin e duhanit.
Studime të shumta e kanë konfirmuar këtë pikëpamje shkencore dhe ekspertët paralajmërojnë që çdo herë që thithim tymin e cigares, më shumë se 6,000 substanca që çlirohen nga djegia e duhanit hyjnë në mushkëritë tona, nga të cilat më shumë se 100, të tilla si katrani, monoksidi i karbonit, arseniku, plumbi dhe metale të tjera, mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të sëmundjeve të rënda.
Kjo nuk do të thotë që nikotina në vetvete nuk është e dëmshme, nuk krijon varësi dhe është një substancë pa risk.
Rreth shkencës alternative
Të dhënat e fundit tregojnë se ka rreth 1.1 miliardë duhanpirës në botë. Pirja e duhanit është një nga varësitë më të përhapura dhe është një faktor rreziku për gjashtë nga tetë shkaqet kryesore të vdekjes. Këto fakte kanë shkaktuar reflektime mbi reduktimin e dëmit, domethënë kërkimin e mënyrave që ata që nuk duan – ose nuk mund të ndalojnë pirjen e duhanit – të kenë një alternativë. Në këtë drejtim, teknologjia dhe shkenca janë bashkuar dhe në dekadat e fundit kanë punuar intensivisht për të gjetur alternativa që përbëjnë një zgjedhje më të mirë për ata që vazhdojnë të pinë cigare tradicionale. Sot, alternativa më pak të dëmshme po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje nga institucionet shëndetësore, kështu që në Angli, në vend të cigareve, duhanpirësve tashmë shteti u jep falas cigare elektronike (lëngu i së cilës përmban nikotinë dhe pak përbërës të tjerë) ndërsa në Australi, nikotina përshkruhet me recetë.
A ka ndonjë zgjidhje?
Shkencëtarët dhe ekspertët shëndetësorë janë njëzëri për përgjigjen e kësaj pyetjeje: “Zgjidhja qëndron në lënien e duhanit.” Megjithatë, pavarësisht statistikave shqetësuese, është treguar se vullneti dhe vendosmëria, madje edhe disa probleme shëndetësore, ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme për të lënë pirjen e cigares. Për këtë arsye, një numër në rritje i ekspertëve të shëndetit publik janë duke hequr dorë nga pikëpamjet e ngurta në luftën kundër tymit, duke mbështetur me zë të lartë konceptin e reduktimit të dëmit, i cili bazohet në shkencë dhe mbron përdorimin e produkteve me ngrohje.
Pajisje me ngrohje si IQOS kanë marrë madje edhe autorizim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave si produkte me risk të modifikuar, pas shqyrtimit të studimeve të shumta të cilat tregojnë se kjo pajisje redukton ekspozimin ndaj kimikateve që çlirohen me tymin e cigareve tradicionale. Sa më e fuqishme të jetë mbështetja e alternativave pa tym nga institucione të rëndësishme si edhe nga legjislacioni, aq më e lehtë do të jetë për duhanpirësit aktualë të heqin dorë nga cigaret tradicionale për alternativa pa tym.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.