Nino Caffe, shije unike – Nino Caffe, shije pa fund
Distributor Nino Caffe në Shqipëri. Kafe kokërr për lokalet dhe kafe me bustinë për zyrat dhe shtëpinë tuaj.
Tradita shekullore e kafesë na fton në takime, grumbullime mes miqsh. Në atmosferë festive ajo përkthehet si një dhuratë e volitshme, për të kaluar çaste domethënëse më ata të cilët duam të ndajmë kohën. Mes nesh një pako kafe është vlerësuar gjithashtu si një gjest simbolik, një ide e bukur dhe e çmuar. Brendi i Nino Caffe bart historinë dhe traditën e kafesë së përpunuar me mjeshtëri nga ekspertët, për t’jua sjellë atë në tryezat tuaja familjare, por edhe në shërbimin e paketuar kapsulë për përdorim në zyrë apo bare.
Nino Caffe është brendi i kafesë më të dashur. Që prej vitit 1999, mjeshtrat e Nino Caffe përzgjedhin kafetë më të mira, për t’ju sjellë mishelin e shijes së vërtetë të kafesë arabike në filxhanin tuaj. Me eksperiencë 23-vjeçare tanimë, Nino Caffe është aleati i shijes së vërtetë të kafesë, duke ruajtur me fanatizëm emrin si prodhues dhe distributor 100% shqiptar.
Nino Caffe është marka e kafesë më cilësore, ku gjithçka realizohet në fabrikën me të njëjtin emër në Tiranë. Përmes një procesi zinxhir, që nga përzgjedhja, përpunimi dhe përgatitja e të gjitha llojeve dhe shijeve, Nino Caffe ofron për tregun vendas që nga kafeja ekspres, moka, dekafeinato dhe ajo turke. Kafe e papjekur dhe e pjekur. Me kapsula për makineta dhe kafe të ambalazhuar në paketime të ndryshme për bare, zyra dhe restorante dhe shtëpinë tuaj.
Ju mund të bëni porosi pranë Nino Caffe edhe për makinetat e ekspresit të kafesë, komode për shërbimin që meritoni. Transport dhe dërgesa aty ku ju ndodheni.
Adresa: Rruga “Fehmi Ali Kosturi”, Tiranë | Cel +355 68 20 76 499 | +355 68 21 67 799 | E-mail: [email protected]
Ueb: www.ninocaffe.al | Facebook: Nino Caffe | Instagram: ninocaffe
Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.