Projekti “Të bëjmë detyrat e shtëpisë” ashtu siç ishte parashikuar ka nisur zbatimin në fillim të shkurtit. Burime nga Ministria e Arsimit thanë se projekti do të pilotohet në disa qytete deri në fund të muajit.
Nisma ka gjetur përkrahjen e prindërve, të cilët deri në zbatimin e saj u pargatisin fëmijëve bukën me vete.
Thonë se në këtë mënyrë janë më të sigurtë dhe të qetë për atë çfarë fëmijët konsumojnë dhe i mbajnë larg produkteve që tregtohen nga shitësit ambulantë.
Por ka edhe nga ata prindër të cilët shprehen skeptikë dhe thonë se edhe pas zbatimit të projektit do të bëjnë detyrat e shtëpisë përsëri dhe do t’ua përgatisin fëmijëve bukën me vete.
Por zgjidhja për bukën me vete, duket se funksionon vetëm për më të vegjlit. Nxënësit më të mëdhenj në moshë, preferojnë të blejnë produkte te shitësit ambulantë që operojnë jashtë kangjellave të shkollave.
Projekti do të pilohet në 20 shkolla, në qarqet Tiranë, Lezhë, Elbasan, Korçë dhe Fier.
Qëllimi është që fëmijët të qëndrojnë disa orë më shumë në klasë, duke bërë detyrat por edhe duke konsumuar drekë.
Ushqimi do të jetë i kontrolluar, ndërsa në disa prej shkollave prindërit duhet të paguajnë një kuotë të caktuar financiare.
Burimi / http://oranews.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.