Këshilla & Arsye

February 5, 2018 | 11:30

Shenjat e lindjes. Kur bebi shkon poshtë?

Në momentin që arrini drejt fundit të temujorit të 3-të mund të lindni nga momenti në moment dhe trupi juaj do të jetë gjithmonë e më shumë në siklet duke qënë se bebi është rritur shumë.

Pra në këtë kohë do të jeni në pritje të momentit kur bebi të “bjerë” pra të shkojë drejt legenit, dhe në gjuhën popullore ndoshta e keni dëgjuar “shkëputet barku”. Pra kjo është një shenjë që tregon se lindja është afër.

Kur bebi shkon poshtë?

Bebi fillon të shkojë drejt legenit në fund të tremujorit të tretë, por nuk mund të përcaktojmë një javë fikse pasi kjo është e ndryshme për gra të ndryshme. Zakonisht ai fillon të bjerë 2-4 javë para datës së lindjes nëse është shtatzania e parë dhe kështu gruaja fillon gradualisht të hapet. Bebi bie drejt legenit pasi trupi fillon të përgatitet për ta nxjerrë atë jashtë uterusit dhe hapi i parë është pikërisht ky.

Shenjat se bebi ka rënë poshtë

Urinim më i shpeshtë pasi bebi shtyp fshikëzën;

Ndieni presion në zonën e legenit. Do të ndiheni më keq ndërsa ecni dhe me siguri në këtë periudhë ecja juaj do të ngjajë me atë të një “rosaku”;

Keni oreks më të mirë dhe filloni të ndjeni më pak djegie stomaku;

Keni frymëmarrje më të mirë. Ndërsa bebi shkon poshtë mushkëritë tuaja do të punojnë më mirë;

Keni ndryshime më bark. Ai bie më poshtë;

Mund të shfaqen hemorroidet. Kjo është një nga gjërat më negative të kësaj faze. Mund të keni edhe probleme me konstipacionin.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top