Rinisi një tjetër vit akademik, 2017-2018, për të gjithë studentët në mbarë vendin. Një urim i veçantë shkon për të gjithë ata që nisin ciklin e parë të studimeve universitare. Suksese në rrugën e dijes dhe formimit profesional.
Ky vit i ri akademik nis sot dhe përfundon më 30 shtator 2018, sipas urdhrit të lëshuar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.
Ndërsa periudha 25 dhjetor deri në 5 janar do të jetë periudhë pushimesh për të gjithë studentët.
Në “Kolegjin Universitar Luarasi” ky viti i ri universitar ka nisur me një organizim mikpritës në auditorin “Republika”, ku është bërë përshëndetje nga Rektori dhe Dekanët si dhe është prezantuar stafi akademik nga dy fakultetet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.