Kryeministrja britanike Theresa May aprovon një plan të ri prej 1.9 miliardë Sterlinash për shëndetin mendor të fëmijëve që nga klasa e parë. Kështu së shpejti të gjithë të vegjlit britanikë do t’i nënshtrohen në bankat e shkollës, në mënyrë të rregullt një testi psikologjik. Paketa e masave që po ndërmerren është në kuadër të mënjanimit të këtij problemi, pasi aktualisht statistikat flasin për 1 në çdo 10 fëmijë në angli vuan nga shqetësimet mendore.
Gjithashtu mbërrin edhe emërimi i një Ministrie të re, ajo për parandalimin e vetëvrasjeve, e cila është e para dhe vetmja në botë. Do ta drejtojë Jackie Doyle-Price, 49- vjeçare, që deri tani ka mbajtur postin e nënsekretares në Ministrinë e Shëndetësisë.
Britania e Madhe është një vend që e vuan shumë këtë plagë shoqërore. Sipas statistikave në vitin 2015, u verifikuan 4820 vetëvrasje me një mesatare 13 persona në ditë, ndërkohë që 300 mijë persona kanë përfunduar në spital pas tentativës për të vrarë veten. Shifrat janë të frikshme, madje qeveria prej dy vitesh ka nisur edhe një fushatë për pajisjen e shërbimit të urgjencës me psikiatër dhe psikologë dhe rritjen e numrit të specialistëve të kësaj fushe.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.