Nëse humbni portofolin tuaj, dijeni që shumica e qytetarëve të botës janë (me të drejtë) të gatshëm ta kthejnë atë, veçanërisht nëse është i mbushur me para. Ja pse…
Imagjinoni të humbni portofolin tuaj, menjëherë pasi të keni tërhequr lekët nga banka. Sa shpresë keni që dikush të kontaktojë me ju për t’ua kthyer përsëri? Nëse jeni në Itali, 50%. Por në pjesën tjetër të botës, mesatarisht, shanset rriten sipas sasisë së parave: sa më shume lekë të ketë kuleta, aq më shumë qytetarë në shumë vende të botës ndjehen si të “detyruar” ta kthejnë atë tek pronari i tyre i ligjshëm. Këto janë rezultatet e hulumtimit të botuar në Science: studim, i cili është kryer nga Universitetet e Cyrihut, Michigan dhe Utah, dhe që ka ekzaminuar 355 qytete në 40 vende të botës.
Një provë ndershmërie. Mbi 17,000 portofola u janë dorëzuar në vende publike (hotele, stacione policie, zyra postare, etj.) njerëzve jo të dyshimtë, duke u kërkuar atyre të gjejnë pronarët e tyre të ligjshëm. Përmbajtja ishte gjithmonë e njëjtë: një listë pazaresh, një çelës dhe tre karta biznesi me emrin, mbiemrin dhe kontaktet e një inxhinieri kompjuterik të pavarur. E vetmja gjë e ndryshueshme ishte: shuma e parave. Mesatarisht, 40% e personave të përfshirë kthyen një portofol bosh, dhe 51% një që kishte kartëmonedha. Studiuesit (të habitur) kanë vendosur të përsërisin testin në tre vende: SH.B.A., Poloni dhe Britani të Madhe. Portofolat me lekë ishin më të kthyerit: 72%, përkundrejt 46% të atyre që ishin bosh.
Altruizmi egoist. Sipas hulumtimit, as frika e pasojave kriminale, as turpi i shikimit nga dikush dhe perspektiva e një shpërblimi nuk do të kishin kontribuar në kthimin. A është kjo një çështje altruizmi, apo ka diçka tjetër pas kësaj sjelljeje të papritur? “Mos kthimi i një portofolin pa para nuk na bën të ndihemi ‘hajdutë’ “, komenton Christian Zünd, bashkautor i studimit: “nëse në vend të kësaj gjejmë kartëmonedha ndjehemi pak fajtorë, dhe ndjenja e fajit rritet në bazë të shumës”.
Ndershmëri dhe pandershmëri. Italianët dalin prej tij pa bindje dhe pa lëvdata: një raport 50 me 50 mes portofolave që u kthyen dhe jo (më i pandershmi? Vatikani). Më të ndershmit në botë janë banorët e Zvicrës, me 80% kthime, ndërsa ata me më pak të ndershëm janë kinezët: vetëm 20% e popullsisë aziatike kërkuan pronarin e ligjshëm të parave.
Burimi / https://www.focus.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.