Pse shefi që investon tek bashkëpunëtorët e tij merr më shumë rezultate dhe kompania ka një performancë më të mirë
Falënderimi i bashkëpunëtorëve tuaj është një nga mënyrat më të lehta për të rritur produktivitetin dhe performancën e stafit tuaj. Sidomos në kohën e pandemisë, kur distanca mund të prishë marrëdhëniet midis kolegëve, por edhe të rrisë presionin, me pasoja negative si për punëtorin, ashtu edhe për të gjithë ekipin.
Në fund, performanca e biznesit vuan, sepse sekreti i një kompanie të suksesshme gjithmonë fillon me një ekip të motivuar dhe të lumtur. Por cila është mënyra më e mirë për t’i bërë punonjësit tuaj të japin më të mirën e tyre? Kërkimet e kryera nga Absolute Digital Media kanë nxjerrë në pah mënyrat më efektive. Ato variojnë nga një “faleminderit” i thjeshtë deri në daljen herët të premten, nga më shumë kohë e lirë te rritja e pagës ose një bonus në pagesa. Me më shumë se një surprizë e cila vlerësohet më shumë nga punonjësit. Investimi në përvojën e punonjësve është një investim i drejtpërdrejtë në rezultatet e kompanisë tuaj. “Nxitja e një kulture të fortë të korporatave është jetike për të zvogëluar qarkullimin e stafit dhe për të siguruar cilësi të shkëlqyera të punës”, vlerëson Ben Austin, CEO dhe themelues i Absolute Digital Media.
- Theksimi i rezultateve profesionale është mënyra e preferuar për të kënaqur një punonjës (për 83% të punëtorëve)
Në radhë të parë për të kënaqur një punonjës nuk ka një rritje të pagës ose një shpërblim, por njohje dhe theksim të rezultateve profesionale. Kjo është mënyra e preferuar nga 83% e punëtorëve të anketuar nga sondazhi i Absolute Digital Media për 550 punëtorë për të parë se cila nga mënyrat në dispozicion të shefit ose punëdhënësit i bëri ata të ndihen më të vlerësuar në vendin e punës, në një shkallë nga 1 në 10, nga ‘nënvlerësuar’ në ‘shumë të vlerësuar’.
- Bonuse ose rritje page (80%)
Një mënyrë e qartë për t’u treguar punonjësve vlerën e tyre është përmes pagave. Ofrimi i një shpërblimi ose një rritje të pagës u tregon punonjësve vlerën e tyre në një mënyrë konkrete. Prandaj, shpërblimi monetar bën që 80% e punonjësve të ndjehen të vlerësuar
- Kohë e lirë shtesë (75%)
Beteja e kohës së lirë kundrejt kohës së punës mund të shndërrohet në një mënyrë për të treguar vlerësim. Lejimi i stafit për të fituar më shumë kohë të lirë do të rrisë produktivitetin e tyre dhe do të tregojë se shefi vlerëson mirëqenien dhe punën e tyre. Marrja e më shumë kohe të lirë bën që 75% e punëtorëve të ndjehen të vlerësuar.
- Thuaj “faleminderit” (70%)
Një “faleminderit” i thjeshtë shkon shumë larg. Si qenie njerëzore, ne jemi programuar t’i përgjigjemi pozitivisht lavdërimit dhe njohjes njerëzore për përpjekjen, kohën dhe përkushtimin e dhënë për një punë, kjo tregon se punonjësit njihen dhe vlerësohen. Kështu ndihen 70% e punëtorëve.
- Një paketë dhuratash (69%)
Edhe nëse punoni në distancë, është e rëndësishme t’i kujtoni punonjësit se ata janë ende pjesë e një grupi. Dërgimi i një pakete biznesi është një mënyrë për ta treguar atë dhe do të rrisë moralin e ekipit. Nga ushqime të preferuara për zyrë te “përkëdhelja” për kujdesin ndaj vetes, ka shumë mënyra të ndryshme për të kënaqur punëtorin. Kjo bën që 69% e punonjësve të ndihen të vlerësuar.
- Aktiviteti i ekipit (68%)
Mblidhini të gjithë për një aktivitet në grup, të ndarë edhe nga shtëpia përmes një thirrjeje video për të krijuar lidhje ekipore dhe për të treguar se puna e tyre është e vështirë. Nga përgatitja e një kokteji te një mësim i vëmendjes, ka aktivitete të panumërta që mund të kryhen për t’i dhënë ekipit një mundësi për t’u çlodhur me njëri-tjetrin dhe për t’u shoqëruar jashtë punës. Kjo bën që 68% e punonjësve të ndihen të vlerësuar.
- Bilanci i punës / jetës (64%)
Kuptimi i angazhimeve të jetës jashtë punës tregon ndjeshmëri nga shefi ose punëdhënësi ndaj punonjësve. Për shembull, të qenit i vetëdijshëm për detyrimet prindërore dhe lejimi i hapësirës për detyrat e kujdesit për fëmijët shihet si një përparësi kryesore për punonjësit. Këtë e mendojnë 64% e punëtorëve.
- Festoni ngjarjet personale (64%)
Aspekti personal është po aq i rëndësishëm sa ai profesional. Shefi i mirë duhet të shënojë në axhendë për të kujtuar dhe festuar ditëlindjet e punonjësve dhe ngjarjet e mëdha të jetës. Këto janë mundësi për të gëzuar qenien njerëzore që qëndron pas punonjësit dhe për t’u dhënë sinjal punëtorëve se ata vlerësohen përtej kapacitetit të tyre të punës. Kështu vlerësuan 64% e punëtorëve
- Dalja e hershme (57%)
Askush nuk është shumë produktiv të Premten, prandaj pse të mos ofroni daljen më herët? Sipas punonjësve, mbarimi herët të premteve për të kaluar kohë shtesë me miqtë dhe familjen tregon se punëdhënësi vlerëson mirëqenien e tyre jashtë punës. Ky është mendimi i 57% të punësuarve.
- Mundësitë e të mësuarit nga kompania (48%)
Kërkimet kanë treguar se investimi në mësimin e stafit dhe zhvillimin e karrierës përmirëson performancën e biznesit dhe mbajtjen e punonjësve. Sigurimi i punonjësve me mundësinë për të zgjeruar mësimin dhe azhurnimin e tyre përmirëson fuqinë punëtore dhe nivelin e kompetencës së kompanisë, gjithashtu u tregon punonjësve se shefi vlerëson atë që ata sjellin në kompani dhe se ia vlen të investohet në to. 48% e punëtorëve mendojnë kështu.
Burimi / https://www.corriere.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.