Një burrë i mençur do t’ju dojë nga këmba deri tek rrudhat e fundit që shfaqen në trupin tuaj. Nuk do të ndjejë kurrë keqardhje për shtatin ose për të metat tuaja dhe kurrë nuk do t’ju gjykojë për të kaluarën tuaj.
Një burrë i vërtetë do t’ju dojë çdo ditë, edhe në ato ditë të muajit kur as ju nuk mund ta duroni veten.
Një burrë i vërtetë beson në lirinë tënde, do t’i pëlqejë përvjetorët, qëllimet, ambiciet tuaja dhe çdo detaj që ju bën një grua “perfekte”.
Ai kurrë nuk do të dëshirojë të ndryshojë asgjë tek ju, do t’ju ndihmojë të rriteni, do t’ju ndihmojë të keni dëshirën për të qenë më e mirë se dje. Sepse një burrë i mençur nuk ndryshon, një burrë i mençur ndihmon në rritje dhe zhvillim.
Një burrë i mençur të jep krahë, nuk i kap ato. Ai të jep dorën kur je në tokë, shpatullën për të të bërë të qash kur nuk mund të rezistosh, krahët kur nuk ndihesh e sigurt dhe ngrohtësinë e tij kur ndjen të ftohtë.
Përgatiti O.T | Burimi Rrjet
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.