Një çantë nuk është kurrë e tepërt për një grua, ndaj dhe është zgjedhja më e mirë për dhuratë, duke qenë se jemi edhe në periudhën e festave të fundvitit.
Po çfarë modeli të zgjedhim? Duke qenë se bëhet fjalë për dhuratë shtëpitë e modës sugjerojnë çantat e vogla, të përshtatshme për evente të rëndësishme, festa, mbrëmje intime, por mjaft komode edhe për ditën.
Një tjetër model që do të bënte figurë të mirë janë edhe çantat bizhu, të cilat mbahen në dorë, për t’i dhënë pamjes tuaj një hije luksi dhe elegance. Ka hapësirë edhe për çantat e mëdha, por mbi të gjitha duhet të keni parasysh stilin e personit të cilit do t’ia bëni dhuratë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.