Nga spinaqi te çokollata e errët, e mes tyre salmon e drithëra. Këto janë katër ushqimet antistres që duhet t’i vini në pjatën tuaj, veçanërisht pas një dite të rënduar e me humor të keq. Këtë e provojnë studime të shumta shkencore, të cilat flasin për efektin antistres të ushqimeve që përmbajnë serotoninë.
Mund ta nisni vaktin me një pjatë perimesh jeshile si: spinaqi, i cili përmban vitaminë B, e që trupi e përdor për të prodhuar serotoninën.
Si pjatë e dytë mund të jetë një racion gjel deti, që përmban një sasi të lartë triptofani, i cili redukton nervozizmin e sjell qetësi.
Një racion peshk apo salmon, i pasur me Omega 3, redukton me 20% nivelet e ankthit tek individët. Një pjatë me drithëra integrale shton prodhimin e serotoninës gjithashtu.
Në fund, ka vend edhe për një ëmbëlsirë, e cila mund të jetë një çokollatë e errët, që ul nivelet e kortizolit e shërben si antioksidant. Pas konsumit të këtyre ushqimeve, do të vëreni se stresi i një dite të vështirë do të lehtësohet dukshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.