Në fokus

January 28, 2021 | 8:30

Një ditë do të më thuash: Shko mami… po vij mami… oh nënë!

Dhe unë? Do të kujtoj, sa herë që përsërisja, sikur të ishte një mantra “Mami mami mami” dhe ti që buzëqesh mes lotëve, sepse unë u shfaqa duke iu përgjigjur thirrjeve të tua.

Një ditë, do të zemërohesh, sepse nuk të lashë të bësh diçka, unë do të hyj në dhomën tënde dhe ti do të qëndrosh atje pa folur me mua për një pasdite të tërë.

Dhe unë? Do të kujtoj sa herë që nuk doje të ndaheshe me mua, as për 5 minuta, për të shkuar në tualet.

Një ditë do të më kërkoni të fle me një shoqe, të kaloj pushimet me gjyshen, të udhëtoj me shokët e shkollës …

Dhe unë? Do të kujtoj, çdo natë, kur streha jote e sigurt, e vetmja arsye për gjumin tënd të qetë isha unë.

Dhe do të ecësh vetëm, do të duash të fluturosh dhe herë pas here, do të biesh dhe do të lëndosh veten, në një vend ku pa një puthje nga unë nuk do të shërohet.

Dhe unë? Në atë kohë, unë do të kërkoj të kthehem, të jem vendi yt, të jem përsëri, paqja jote.

Por kjo nuk do të ndodhë. Atëherë do të qaj, për ty dhe me ty, nëse ke nevojë për të. Do të jem atje, duke të mbajtur dorën … Edhe sikur vetëm me zemrën time.

Unë do të pres për ty, ti do të kthehesh tek unë, në kohën tënde, me dashurinë më të madhe… Sepse fëmijët shkojnë, por ata gjithmonë kthehen …

Djali është një varkë, mami është një mol…

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top