Niveli i stresit në zyrë (dhe shqetësimet që lidhen me të, si pagjumësia, dhimbja e stomakut, ankthi) shtohet ndjeshëm për një femër, nëse eprore ka një femër tjetër.
Kjo situatë duket e ndryshme për meshkujt: të kenë një epror të të njëjtit seks nuk prodhon shqetësime të veçanta.
Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Torontos në Kanada, të cilët kanë kryer një studim mbi 1800 persona. Shpjegimi për këto efekte që prodhon një eprore femër te vartëset e saj nuk është i qartë.
Studiuesit shpjegojnë se ndoshta punonjëset femra kanë shpresë fillestare të pandërgjegjshme se shefet janë më të forta dhe më bashkëpunuese: shpresë që shpërfillet në pjesën më të madhe të rasteve.
Marrë nga Revista “Psikologjia” print, janar Nr. 126
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.