FB

March 18, 2022 | 9:00

Një fëmijë rritet i gëzuar kur mbështetet me durim dhe dashuri nga prindërit

Fëmijë i gëzuar, është ai fëmijë që ka vazhdimisht në krah prindërit e tij edhe kur sillet mirë, por sidomos kur gjendet në vështirësi apo bën diçka që të tjerët nuk e pëlqejnë apo bezdisen. Janë ata prindër që i dalin krah dhe nuk e lënë vetëm, sidomos në situata problematike.

Nga Lira Gjika

Ata e përballojnë së bashku problemin pa u turpëruar, por duke marrë përsipër dhe duke e justifikuar se radhës tjetër do të sillet më mirë dhe do t’i bëjë veprimet më mirë. Fëmija po rritet dhe shumë gjëra nuk e ka të lehtë që ti bëjë apo kuptojë. Mami me babin janë me të që ta ndihmojnë, që ta inkurajojnë, që ti thonë të ketë durim. Ta sigurojnë se ashtu si një vit më parë nuk i bënte ca gjëra, ndërsa këtë vit i bën me zhdërvjelltësi.

Po ashtu me pak durim, duke kërkuar të falur së bashku me prindërit kur gabon, sepse duhet të përgjigjemi për veprimet dhe të mbajmë përgjegjësi për to. Dhe kështu çdo ditë, i mbështetur nga prindërit e tij, shijon se si administron veten gjithmonë e më mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top