Në fokus

June 22, 2019 | 8:33

Një fillim i ri, një jetë e re. Nuk është kurrë vonë për të filluar…

Gjithkush në jetë ndonjëherë ndjen nevojën për një fillim të ri. Gjëja e rëndësishme është të kuptojmë se kurrë nuk është tepër vonë për të filluar. Asgjë nuk është rastësisht, gjithçka që ndodh dhe ekziston ka një arsye.

Nuk është kurrë vonë për një fillim të ri

Kush nuk ka hasur në disa rrethana që kërkojnë qetësi, mençuri dhe vetëkontroll? Por në jetë jo gjithçka arrihet me një kërcitje të gishtërinjve, duhet të mësohet, piqet dhe kuptohet me kalimin e kohës. Ndonjëherë nuk duam ta shfrytëzojmë rastin, ne besojmë se jemi të rritur dhe ka ardhur koha për t’u zgjidhur përgjithmonë dhe ne as që përpiqemi të ndryshojmë trajektoren. Ne e mashtrojmë veten duke përsëritur si një mantë besimin se mundësitë nuk mund të kthehen, se treni ka kaluar.

Ne kemi arrritur në një pikë ku i përcaktojmë ëndrrat tona të pamend dhe të pamundura për t’u realizuar, por është një gënjeshtër! Gjërat ndodhin sepse ato duhet të ndodhin, nuk është shansi por fati. Ose thjesht është Zoti që dëshiron që të ndodhin, sepse Ai e di se çfarë është më e mira për ne.

Çdo gjë ka kohën e vet

Çdo gjë ndodh në kohën e duhur, ajo zhvillohet kur vendosim të kthejmë faqet e librit tonë, për të lënë njerëzit dhe gjërat prapa nesh. Po, nganjëherë ne i lejojmë disa mundësi të kalojnë, por kjo nuk do të thotë që edhe lumturia jonë ka kaluar. Në jetë asgjë nuk është e përjetshme. Njerëzit dhe rastet do të kalojnë, ashtu si trenat. E vetmja gjë që mbetet është të luftojmë për atë që duam dhe të besojmë në ditët, njerëzit dhe rrethanat më të mira. Dhe këtu do të jetë e mundur të hapësh derën për një fillim të ri. Nuk është fare e lehtë të fillosh, por është e mundur.

Jeta jonë është bërë nga mundësitë, ju vetëm duhet t’i krijoni ato

Të gabosh nuk kufizon jetën tonë, por gjithmonë duhet të kërkojmë ideale dhe përmirësime. Ne jemi qenie njerëzore, subjekt i gabimeve, ne nuk jemi makina, kemi ndjenja që mund të përmirësohen dhe mirëmbahen. Në jetë ka mundësi të pafundme për të filluar. Ne e bëjmë atë çdo mëngjes kur dalim nga shtrati ditë pas dite. Kur të shkoni në shtrat, mos harroni se keni lindur për të filluar dhe kur ngriheni mbani mend se një fillim i ri është i mundur.

Bëhuni autor i lumturisë suaj, drejtues i ëndrrave dhe motivimit tuaj. Fokusohuni dhe ushqeni besimin tuaj. Dhe kur të humbni kontrollin, mos u frikësoni. Ata që kanë kaluar tashmë stuhinë do të jenë në gjendje t’ju udhëzojnë në destinacionin tuaj. Mos e kufizoni veten, mos u dekurajoni dhe mos injoroni dëshirat tuaja, jeta është plot me fillime të reja.

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top