Mirëqenie

September 6, 2017 | 10:46

Një gjest i thjeshtë për të larguar stresin

Niveli i stresit në ditët e  sotme është kaq i lartë sa zor gjen njeri, që të mos jetë i përfshirë nga ai. E megjithatë, studiuesit e “Pittsburgh University” kanë zbuluar se të flesh me personin e zemrës shtrënguar e përqafuar, ul dukshëm nivelin e kortizolit, hormoni i stresit që është i pranishëm në gjak.

1

Prej vitesh, në fakt, psikologët sugjerojnë përqafimin gjatë natës si sinonim i një marrëdhënieje të mirë, të ngrohtë dhe që dhuron besim. Ndërsa tashmë, sipas këtij studimi të fundit përqafimi ka ndikim pozitiv edhe në shëndet.

Dhe siguria që ju përfshin, ju lejon të mbani larg rritjen e kortizolit, i cili mund t’ju bëjë të vuani nga sëmundjet kardiake, depresioni, dobësimi i sistemit imunitar, etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top