Mirëqenie

May 15, 2018 | 12:52

Një gotë kos çdo ditë ndihmon në sëmundjet e zemrës, artritit, astmës dhe obezitetit

Ekspertët mendojnë se të konsumosh një gotë kos në ditë para se të ushqehesh me ushqime të skuqura, mund të ndihmojë në shmangien e rrezikut nga yndyrnat e larta.

Ata thonë gjithashtu se një gotë kos në ditë, me përqindje të ulët yndyre, mund të ndihmojë në përmirësimin e sëmundjes së artritit dhe astmës.

Mëngjesi i preferuar, thonë ekspertët, është ai ku njerëzit nuk e nisin ditën me qetësues si aspirina, apo naproxen, të cilat japin edhe efekte anësore.

Çelësi i kësaj është aftësia e kosit për të qetësuar inflamacionet kronike, ku trupi sulmon vetveten, zbuluan shkencëtarët amerikanë.

Ky proces lidhet me artritin, astmën, sëmundjet inflamatore të zorrëve, obezitetin, sindromat e metabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike.

Vullnetarëve iu dha nga një gotë kos me nivel të ulët yndyre para se të konsumonin një mëngjes me plot 900 kalori.

U vu re se ata patën nivel më të ulët inflamator në gjakun e tyre se ata që nuk konsumuan kos para mëngjesit të bollshëm.

Zbulimet e reja, të publikuara në Revistën e Ushqimeve, tregojnë se kosi, mund të ulë inflamacionin e rrezikshëm dhe mund të jetë zëvendësues shumë i mirë i disa ilaçeve si: aspirina, naproxeni dhe hydrocortisoni, për pacientë të cilët kanë dhimbje kronike.

Burimi / Ora News

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top