Këshilla & Arsye

May 15, 2018 | 13:37

Si të parandalojmë rënien e flokëve?

Unë gjithmonë i kam ndarë flokët vetëm në një anë dhe me kalimin e kohës kjo vijë po bëhet gjithnjë e më e gjerë, duke bërë që flokët e mi të duken më të hollë se sa janë në të vërtetë. A do të rriten përsëri nëse ndryshoj ndarjen time – ose a ka ndonjë mënyrë për ta trajtuar humbjen e flokëve?

‘Mënyra e ndarjes së flokëve nuk mund të ndikojë në humbjen e tyre’, thotë trikologia Iain Sallis (hairmedic.co.uk), e cila mendon se mund të ngatërrohet me diçka të quajtur alopecia tërheqëse.

Rregullimi i flokëve tuaj për periudha të zgjatura me modele të ngushta që vazhdimisht tërheq në folikul mund të rezultojë në humbjen e flokëve të lokalizuara.

‘Stile të tilla si topuz apo bisht lartë mund të krijojë këtë lloj tensioni dhe problemi, por thjesht një ndarje natyrore nuk ndikon,’ thotë ajo.

Nëse ndjeni që ndarja juaj po bëhet më e gjerë, kjo mund të jetë për shkak të një problemi shëndetësor që mund të shkaktojë rrallim të përgjithshëm të flokëve, gjë që po e përkeqëson pamjen e ndarjes.

Në të tilla raste ajo sugjeron këshillimin me një specialist për të diagnostikuar saktë situatën tuaj.

‘Përdorimi i çdo produkti apo trajtimi, si kremra për rritjen e flokëve apo shampo speciale, mund të vonojë në përcaktimin e diagnozën së duhur’, paralajmëron ajo.

Burimi / dailymail.co.uk

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com