Në fokus

April 28, 2020 | 8:02

Një grua nuk lind e fortë, por bëhet e tillë nga sprovat që kalon në jetë

Disa gra bëhen më të forta dhe më të mençura me kalimin e viteve, duke hapur krahët e tyre dhe duke fluturuar më lart se kurrë. Ashtu si një feniks, ato rilindin nga hiri.

Jo të gjitha lejojnë që problemet t’i thyejnë ato. Jo të gjitha e perceptojnë jetën si një fatkeqësi natyrore. Ato mësojnë nga gabimet e tyre të së kaluarës dhe përballen me vështirësitë për të krijuar një version më të mirë, të mençur dhe këmbëngulës të vetvetes. Ato janë frymëzimi që ne kërkojmë. Fuqia që na jep shpresë. Motivimi që ju ndihmon të ecni përpara. Provë e gjallë se gjithçka është e mundur nëse besoni në veten tuaj.

7 gjërat që përcaktojnë një grua të fortë:

  1. Gratë e forta besojnë në veten e tyre.

Këta shpirtra dinë saktësisht se kush janë dhe çfarë duan nga jeta. Ato nuk kanë frikë të dëgjojnë zërin e tyre të brendshëm. Prandaj janë gjithmonë në rrugën e duhur.

  1. Gratë e forta e dinë vlerën e tyre.

Ato i dinë pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Janë të vetëdijshme për kufijtë e tyre, por gjithashtu edhe për aftësitë e tyre. Kjo është arsyeja pse ato nuk kanë frikë nga krahasimet me njerëzit e tjerë. Ato nuk janë gjithmonë perfekte, por ato janë gjithmonë unike.

  1. Gratë e forta veshin dhimbjen e tyre si forcë.

Gratë e forta janë ato që arrijnë të mbijetojnë. Këto luftëtare të forta dhe të guximshme nuk do të lejojnë që sprovat e jetës t’i thyejnë. Ato mësojnë nga gabimet e tyre dhe vazhdojnë të jetojnë. Për to dështimet janë faza të suksesit.

  1. Gratë e forta nuk kanë frikë nga emocionet e tyre.

Çfarëdo sfide që t’iu vendos jeta, ato kanë forcën që ta zgjidhin këtë problem dhe të ecin përpara.

  1. Gratë e forta nuk dëshirojnë vëmendje, ato kërkojnë respekt.

Ju nuk do t’i shihni ato duke lypur njerëz të tjerë. Gratë e forta presin vetëm respekt nga të tjerët. Por dijeni se ato kurrë nuk do të shpjegojnë pse duan të respektohen. Ato thjesht do të largohen nga personi i cili nuk mund t’i japë asaj respekt.

  1. Gratë e forta kanë një zemër plot falje.

Ato nuk kanë kohë të mbajnë mëri ose të bëjnë plane për hakmarrje. Ato nuk e ngarkojnë mendjen e tyre me negativitet. Përkundrazi, preferojnë të falin, sepse në fund të fundit, të gjithë bëjmë gabime. Mënyra e vetme për të mësuar nga këto gabime është të gjesh forcën të provosh përsëri.

  1. Gratë e forta tregojnë gjithmonë të vërtetën.

Për to, ndershmëria është politika më e mirë. Kjo është arsyeja pse ato më mirë do të dëmtonin ndjenjat e dikujt, do të thonin të vërtetën, në vend që t’i ngushëllonin ata me një gënjeshtër të ëmbël.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.lavitaenellamente.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top