Mirëqenie

October 26, 2020 | 8:20

Një grua që e vë veten në shërbim, e di se zemra e saj punon pa pushim për një të mirë më të madhe

Kur një grua vendos të largohet drejt udhëtimit të saj e vetme, universi komploton derisa ajo të kalojë botë për të gjetur të vërtetën, dhe t’ia japë atij që do të jetë gati ta marrë.

Kur një grua gërmon duarzhveshur në frikërat e saj, ajo po krijon një rrjedhë dashurie që rrethon gjithë tokën. Ti burrë shikoje atë grua me dashuri, respektoje udhëtimin e saj dhe dije se asgjë në botë nuk mund ta ndalojë atë.

Sepse një grua që e vë veten në shërbim, e di se zemra e saj punon pa pushim për një të mirë më të madhe. Jepini asaj hapësirën e duhur, por qëndroni heshtur. Jepini asaj kohën e duhur, por mos ia mbathni nga frika. Uluni dhe shtrëngojeni në krahë ndërsa lotët i lagin fytyrën. Ajo kërkon vetëm heshtje fetare për ndryshimin që po i ndodh.

Mos ki frikë nga heshtjet e saj. Mos ki frikë nga dhimbja e saj. Sepse një grua që udhëton brenda vetes e di se çfarë e pret, dhe me guxim ka zgjedhur të përparojë.

Mos e pengoni rrugën e saj edhe nëse ndonjëherë do ta çojë shumë larg. Dije se ajo po i kalon të gjitha këto edhe për ty. Dhe ka nevojë të dijë që jeni gati ta humbni, por nuk do të largoheni.

Kur një grua kujdeset për veten, yjet lindin në zemër, të gatshëm për të ndriçuar. Askush të mos i bëhet pengesë kësaj magjie.

Faleminderit të gjitha grave që po udhëtojnë për të gjetur njëra-tjetrën.

 

Citat nga interneti

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top