Lifestyle

October 15, 2018 | 10:32

Një histori e bukur dashurie, ‘9 Primavere’, kënga më e re e Ermal Metës

Me përfundimin e turneut ‘Non abbiamo armi’, Ermal Meta i cili është kthyer në shtëpi për të “rihapur valixhet dhe për të vënë gjërat në vend” (siç kishte shkruar në mediat sociale), publikon në radio këngën e tij të re, një tjetër perlë e asaj miniere me të cilën ka qenë në turne, si dhe pjesë e albumit të tij që i ka siguruar fitoren në Sanremo me këngën “Non mi avete fatto niente” dhe ka fituar diskun e argjendtë.

Kënga e cila është publikuar më 12 tetor në radio është titulluar ‘9 Primavere’ dhe tregon një histori të ëmbël dhe të veçantë, atë të një dashurie që zgjat nëntë pranvera, nëntë vjet, por arrin të mbyllet në një mënyrë të qetë me një “Të dua”. “9 Primavere” është një këngë që tregon edhe një herë ndjeshmërinë e Ermal Metës, i cili është dhe autori i tekstit të saj.

 

Burimi / www.105.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top