Moderatorja Michelle Hunziker dhe këngëtari Eros Ramazzotti ishin protagonistët e një historie dashurie që mbaroi. Por pas 20 vitesh, ish-çifti i bashkëshortëve janë parë sërish bashkë në skenë dhe kanë shkëmbyer puthje.
Eros Ramazzotti ishte i ftuar në emisionin e saj dhe zbriti nga shkallët e skenës duke kënduar “Fuoco nel fuoco”.
Pas performancës së tij, Hunziker e pyeti: “Por pse kanë shkruar çdo ditë këto 20 vite që unë dhe ti po ribashkohemi?”
Dhe këngëtari iu përgjigj me ironi: “Epo, sepse ata duhet të shesin diçka”, duke vazhduar: “Duhet të flasin, por jo vetëm për ne. E jona ishte një histori e bukur, si mund ta harroni?”
Ndërsa të dy shtuan: “Ne jemi këtu për të kurorëzuar këtë miqësi mes ne të dyve”, menjëherë më pas u puthën.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.