FB

March 30, 2021 | 8:15

Një jetë me COVID-19

Covid-19 modifikoi jetën e gjithsecilit prej nesh. Papunësi deri në 61 mijë shqiptarë, probleme në çift, rriti manifestimin e ankthit dhe ataket e panikut. Kufizoi lirinë e veprimit. Ndryshoi perceptimin mbi vlerësimin e jetës, kujdesin ndaj saj, dhe si duhet të mbrojmë vetveten.

Nga Anxhela PEZA, Psikologe Këshillimi dhe Klinike

Ne si popull asnjëherë nuk i kemi dashur rregullat e jo më t’i zbatojmë ato me rigorozitet. Tani një jetë e re me maskë, me dorashka dhe dezinfenktant. Ajo që më shqetëson si specialiste në fushën time është se kjo situatë do të ndikojë mbi shëndetin mendor të popullit, trysnia e vazhdueshme ndaj idesë së infektimit të mikrobeve dhe rrezikut për jetën. Këto mendime të vazhdueshme do ndikojnë në përditshmërinë e njeriut, humorin, sjelljen dhe atashimin me të tjerët.

Shumë prej nesh kanë filluar të aludojnë dhe t’i besojnë ideve konspirative të ndryshme që herë pas here shfaqen, ndoshta dhe për të mbajtur të përfshirë popullsinë e botës. Në vëmendje sjell dhe ata që kanë sëmundje kronike, niveli i frikës apo i ankthit është më i lartë. Janë prishur dhe ekuilibrat te prindërit me fëmijët e vegjël, pasi një neglizhencë e vogël e tyre mund të vërë në rrezik jetën e fëmijëve.

Vendet publike do krijojnë gjendje kaosi për disa njerëz, qendrat tregtare, transporti publik, shkollat etj. Ne kemi pasur plot nga ata të rinj që asnjëherë nuk e kanë marrë seriozisht këtë situatë, duke mos respektuar masat mbrojtëse asnjëherë, duke thyer rregullat e karantinimit dhe shumë të tjera. E tani që masat janë liruar, në mënyrë indirekte ju “rimbush mendjen” se nuk ka asgjë për të pasur frikë. Kushte jetese të cilat cenojnë lirshmërinë e njeriut, do e çojnë atë në forma proteste. Gjë të cilën nuk mund të anashkalojnë për ta përdorur dhe partitë opozitare në vendin tonë.

Megjithatë, edhe pse me shumë të panjohura, një gjë është e sigurt. Virusi do të qarkullojë bashkë me të nxehtin në verë. Ky koronavirus i ri ka qarkulluar në vende me temperatura të larta, ka shkaktuar pandemi dhe shumë të vdekur. Kjo shkakton dhe pasigurinë te qytetari. Besoj se gjatë verës do të kemi një situatë më të qetë, por vigjilenca jonë duhet të jetë më e lartë vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm. E gjithë kjo lloj jete me Covid deri sa ta qartësohet, të jetë e plotë e definitive, do ketë ndryshime madhore shëndetësore, sociale, psikologjike, ekonomike. Qenia njerëzore me domosdoshmëri duhet të përgatitet për ndryshim e të thurë strategji mbijetese.

Ky mund të jetë vetëm fillimi ose fundi i një të keqeje që ende nuk e ka një përgjigje përfundimtare. Për të pasur një ndërgjegje më të qetë për sigurinë e vetes dhe të të tjerëve merrni masat për një shëndet më të mirë!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top