Këshilla & Arsye

November 16, 2019 | 8:18

Një kafe në ditë forcon memorien

Kafja ndihmon memorien për një kohë shumë të gjatë. Ky konfirmim vjen nga shkencëtarët e Universitetit “John Hopkins” që kanë treguar se kafeina ka efekt pozitiv mbi memorien.

1Studiuesit kanë bërë dy studime. Në studimin e parë janë marrë në analizim një grup njerëzish që nuk konsumonin rregullisht kafeinë. Në ditën e parë të eksperimentit i vunë të analizonin foto të ngjashme. Këto imazhe ata i kanë kategorizuar si identike.

Për tri ditë u dhanë kafe dhe pas tri ditësh u bënë të njëjtin eksperiment. Ata mund të dallonin se imazhet ishin të ngjashme, por jo të njëjta. Ndërsa pjesëtarët e grupit që merrnin kafeinë mund të identifikonin si duhet imazhet në dukje të ngjashme dhe të dallonin ndryshimet e vogla mes tyre.

Dhe që aftësia e trurit të njohë ndryshimet mes dy objekteve të ngjashme, por jo identike, tregon nivelin më të thellë të memories, sipas kërkuesve. Deri më tani efektet e kafeinës mbi memorien nuk ishin ekzaminuar në detaje.

Megjithatë, ky studim i ri është i ndryshëm nga eksperimentet e mëparshme, sepse pjesëmarrësit kanë marrë sasi të ndryshme kafeinë vetëm pasi kishin parë dhe ishin munduar të memorizonin imazhet.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top