Duhet të ketë të paktën 3mg kafeinë për kg peshë
Pirja shumë e fortë e kafesë para se të bëni ushtrime fizike, rrit shumë djegien e dhjamit. Gjithashtu, nëse ushtroheni pasdite, efektet e kafeinës janë shumë më të dukshme sesa në mëngjes. Kjo është ajo që del nga një studim nga Universiteti i Granadës botuar në Journal of the International Society of Sport Nutrition.
Sipas studiuesve, është e nevojshme të pini 3 miligramë për kilogram kafeinë. Pjesëmarrës në studim ishin 15 burra me moshë mesatare 32 vjeçe, të cilët përfunduan një seri testesh bazuar në tendosjen fizike.
“Rezultatet e studimit tonë zbuluan se gëlltitja akute e kafeinës 30 minuta para kryerjes së një testi ushtrimor aerobik rrit oksidimin maksimal të yndyrës gjatë stërvitjes”, shpjegon Francisco José Amaro-Gahete, nga Departamenti i Fiziologjisë i universitetit spanjoll. Studiuesit vunë në dukje se kishte një ndryshim ditor në oksidimin e yndyrës gjatë ushtrimit, me vlera më të larta pasdite sesa në mëngjes. Këto rezultate, sipas studiuesve, tregojnë gjithashtu se kafeina rrit oksidimin e yndyrës gjatë sporteve në mëngjes në një mënyrë të ngjashme me atë të vërejtur pa marrjen e kafeinës pasdite.
Burimi ANSA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.