Marrëdhënie

May 1, 2018 | 9:04

Një marrëdhënie e shëndetshme në çift ka nevojë për këto gjëra

Jeta aktive profesionale, por jo vetëm, gjithnjë e më shumë po ndikon në çiftet që ndajnë jetën e tyre në bashkëjetesë. E kjo përkthehet në probleme seksuale, të cilat për shkak të mendësive nuk i bëjnë të ditura. Njohja e psikologut apo psikoterapeutit në këto situata do të ishte shumë e shëndetshme, pasi do t’ju udhëhiqte në zgjidhjen e problemeve në çift. Ja se çfarë i bën mirë lidhjes:

2

Flini së bashku në të njëjtën kohë

A keni pyetur ndonjëherë pse prindërit tuaj e bënin këtë gjë mjaft shpesh? Qëndrimi në shtrat, duke folur për problemet me të cilat ata përballen, në të vërtetë e mban një marrëdhënie të freskët dhe e maturon. Kontakti fizik është shumë më i rëndësishëm se sa mendoni ju. Kjo do t’ju të sigurojë ndër të tjera dhe një gjumë të mirë.

Nuk është e thënë të bëni gjithçka së bashku

Respektoni çështjet private, jetën dhe hobet e njëri-tjetrit. Secili ka nevojë për kohën e vet, pasi dhe disa interesa janë të ndryshme. Dashuria nuk është të jesh bashkë 24/7.

Bashkëbisedimi është çelësi

Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Është shumë e rëndësishme për t’i zgjidhur këto çështje duke folur si dy njerëz të civilizuar.

Jini të vëmendshëm

Kushtojini vëmendje asaj që thotë gjysma tjetër. Nuk ka një gjë të tillë si “unë them fjalën e fundit!” Ju nuk mund të merrni vendime për të dy ju. Çiftet e lumtur e dinë si dhe kur të dëgjojnë!

Dallimet janë një vlerë e shtuar!

Mos u përpiqni ta ndryshoni njëri-tjetrin. Secili ka lindur ndryshe dhe të gjithë kemi shije dhe këndvështrime të ndryshme. Për çiftet e lumtur, këto dallime janë shanse për të eksploruar më thellë njëri-tjetrin.

Mendoni të ndarë, por veproni bashkë!

Kur dy njerëz bashkohen, sigurisht që do të ketë mendime dhe ide të ndryshme. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi, është gjetja e terrenit të mesëm pas të gjitha diskutimeve. Këta njerëz e dinë si ta argumentojnë si duhet idenë e tyre. Ata dëgjojnë me vëmendje dhe lënë njëri-tjetrin të flasë.

Mos u fokusoni kurrë në gabimet e njëri-tjetrit

Këto çifte e motivojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, dhe nuk përqendrohen aspak në anët negative. Kjo nuk do të thotë se ata injorojnë plotësisht gabimet e tyre. Ata thjesht nuk i përdorin ato si armë, por në vend të kësaj, i fshehin në publik dhe i zgjidhin së bashku në mënyrë private.

Mos jini xheloz

Ashtu si të gjitha çiftet, çiftet e lumtura e kalojnë edhe xhelozinë. Por për ta, kjo nuk është kurrë një çështje e rëndësishme. Ata gjejnë mënyrat më të adhurueshme për të shprehur xhelozinë e tyre, dhe pastaj qeshin me të!

Kapin duart së bashku!

Disa mendojnë se kjo është ngjitëse dhe klishe, por në fakt, është me të vërtetë e thjeshtë dhe efektive. Mos u shqetësoni për atë që të tjerët mund të mendojnë, apo si mund të dukeni nga jashtë. Këta çifte e dinë këtë më së miri!

Falni

Të gjithë bëjmë gabime, askush nuk është i përsosur dhe ata e dinë më mirë se shumica e çifteve. Në vend që të ndihen gjithnjë e më keq për gabimet e tyre, ata përpiqen të fokusohen në ndreqjen e gabimeve.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top