FB

November 9, 2021 | 8:26

Një marrëdhënie ka nevojë për punë dhe respekt

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Të lejosh veten të varet nga një person tjetër është gjëja më e keqe që mund të bësh për veten. Domethënë, nëse lumturia juaj varet nga tjetri, atëherë me siguri do të ndjeni zhgënjim të përhershëm. Mendoni se si do të ndihet personi tjetër nga sjellja juaj ose si do të ndiheshit nëse ju do të trajtoheshit në të njëjtën mënyrë?!

1

I/e thithur dhe i/e gëlltitur. Ju mund të mendoni se kjo është dashuri, por është pikërisht e kundërta. Tjetri është një entitet i veçantë dhe i pavarur dhe kjo është pikërisht ajo që ne duhet të dëshirojmë. Çdo ditë dhe çdo minutë që kalon të ketë zgjedhjen dhe vullnetin për të qenë pranë nesh. Ai që dashuron e bën sepse ka vendosur të dashurojë dhe askush nuk mund ta detyrojë. Prandaj është e rëndësishme që ne të dëshirojmë zhvillim intelektual dhe të kërkojmë të forcojmë pavarësinë e të dyja palëve.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që partnerët në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe konstruktive nuk investojnë kohë, vëmendje dhe shqetësim me njëri-tjetrin. Një marrëdhënie ka nevojë për punë dhe mbi të gjitha respekt. Momentet që ndajmë duhet të jenë të plota dhe duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin sinqerisht dhe me gjithë zemër. Kur një çift vjen tek unë për këshillim, gjëja e parë në të cilën fokusohem është t’i mësoj se si të dëgjojnë pasi është në vetvete një akt dashurie. Në një lidhje asgjë nuk është e mirëqenë dhe dhe duhet ta vërtetojmë çdo ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top