Këshilla & Arsye

July 6, 2016 | 8:47

“Një me ty”, një histori e zjarrtë dashurie

“Një me ty”, një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës “Crossfire”, një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën.

Romani i pestë i serisë “Crossfire” e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm. Duke rrëfyer herë njëri e herë tjetri, kapitull pas kapitulli, Gidioni dhe Iva na shpalosin tërheqjen fizike shpërthyese që kanë për njëri-tjetrin, vlerësimin për mënyrën se si e ndihmojnë ata njëri-tjetrin për të shëruar plagët e vjetra emocionale dhe besimin e ndërsjellë që sa vjen e u shtohet. Njerëz të shkëlqyer, mjedise luksoze, seks përvëlues dhe dashuri pasionante ndërmjet dy të martuarish, të gjitha këto e bëjnë këtë një përmbyllje të ngrohtë e të kënaqshme të serisë shkruan “Publishers Weekly”.

Marrëdhënia e ndërlikuar ndërmjet Ivës dhe Gidionit shpaloset me lëndime, pasion, fiksime e, ç’është më e rëndësishmja, me dashuri. Rrëfimi pa të meta i Day-it i shoqëron lexuesit në udhëtimin që bëjnë këto dy personazhe të lënduara drejt njëri-tjetrit, me emocione shteruese, që vërshojnë jashtë librit. Një histori e mrekullueshme, e shkruar nga një shkrimtare mjeshtre, nënvizon “RT Book Reviews”.

 

libri omsca-1Titulli: Një me ty

Autore: Sylvia Day

Gjinia: Roman

Shqipëroi: Meril Orti

Shtëpia Botuese: OMSCA 1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top