Marrëdhënie

July 6, 2016 | 8:32

Nora Çashku: Arti s’i lë shteg monotonisë në çift!

Marsi nuk është vetëm muaji i festave domethënëse, kryesisht për qenien femërore, atë në spektrin mëmësor dhe atë si bashkëshorte. Për artisten Nora Çashku, ky fillim marsi ishte edhe preludi i kurorëzimit të përvjeto – rit të dashurisë me njeriun që prej 40 vitesh i qëndron në krah, artistin Kujtim Çashku. Në konceptin e saj për martesën nuk ka vend termi kontratë, sa mund të ketë ajo materie që e mban gjallë një çift edhe pas vitesh të tëra martesë së bashku: pikërisht kontrata shpirtërore, mendore e ajo mistike, e cila lidhet mes dy personave. “Kur kjo kontratë arrin t’u rezistojë etapave të ndryshme që kalon një marrëdhënie në çift, sigurisht që është një sukses. Por, martesa ose bashkëjetesa e dy artistëve, ata që prodhojnë art, mendoj se përbën veçanti. Dy njerëz që prodhojnë art, të cilët përveç të kaluarave e të kulturave të ndryshme, kanë individualitet të theksuar, të shprehur përmes egos dhe përkushtimit maksimal profesional, sigurisht që kanë marrëdhënie jo të zakonta mes tyre. Ajo që kanë të përbashkët dhe e ruan bukur marrëdhënien është të kuptuarit e njëritjetrit përmes ndjesisë dhe arsyetimit. Them se ky ka qenë tipari i marrëdhënies sime me Çashkun”, – thotë ajo. Praktikisht, një pjesë e njerëzve i besojnë symbyl – lur teorisë së të kundërtave që tërhiqen, por jo gjithnjë ndodh kështu. Një dyshe individësh dhe një raport në çift mund ta plotësojnë fare mirë edhe të përbashkëtat mes tyre, të cilat si komplementare të njëra-tjetrës e zhvendosin marrëdhënien në terrenin e dëshiruar nga të dy partnerët. “Unë do të thosha që lidhja jonë erdhi si rezultat i bashkëveprimit të njëri-tjetrit. Ajo që më tërhoqi te Çashku ishte se shihja tek ai elemente që unë nuk i kisha dhe që më plotësonin. Duke jetuar me një njeri si Çashku, i cili që herët ishte dalluar si një adhurues i muzikës, pikturës, filozofisë, letërsisë e të tjera zhanreve artistike, sigurisht për mua, që vija nga bota e muzikës, lidhja me të ishte përveç lidhjes shpirtërore, një plotësim artistik e intelektual i madh”, – vijon pianistja e njohur. Por, me kalimin e viteve është i njohur risku që mund të ‘minojë’ një marrëdhënie. Ardhja në jetë e fëmijëve, plotësimi i kuadrit prindëror, më tej ai profesional dhe bashkëshortor, mund edhe të kthehet në ‘bumerang’ kundër njërit apo tjetrit partner, e më së shumti atij më të brishtit që nuk mund të ruajë balancat e të ndërveprojë me maturi përpara secilës situatë që i sjell përditshmëria. “Mundohem të plotësoj më së miri të gjitha rolet që më takojnë. Shquhem si një amvisë shumë e mirë, jam një gjyshe e përkushtuar, një pedagoge dhe artiste aktive. Sekreti për të gjitha këto është dashuria. Dashuria më bën ta menaxhoj shumë mirë ditën time, duke i hyrë në hak gjumit, për t’u dhënë hapësirat e nevojshme të gjitha detyrave, madje t’i bëj ato me shumë kënaqësi”. Që në krye të herës, kanë qenë të përbashkëtat mes çiftit të tyre ato që nuk e kanë cenuar marrëdhënies mes Norës e të shoqit, dhe sigurisht ato që nuk i kanë lënë shteg monotonisë të ulet “këmbëkryq” e të rrezikojë martesën. Në jetët e tyre kanë funksionuar si dy nxënës në bankat e shkollës, të prirë për të mësuar çdo ditë e më shumë nga njëri-tjetri, nga të përbashkëtat e njëherësh të panjohurat respe – ktive të profesioneve që i dallojnë. Dhe vetëm kështu, përmes komunikimit e ndërveprimit të vazhdueshëm, përtej atij bashkëshortor, ata u kanë rezistuar viteve, duke u kthyer në një model të dashur për fëmijët, e pse jo më vonë edhe për nipërit e tyre. “Jeta jonë që në fil – limet e saj dhe në vazhdim ka qenë me shumë hapësirë. Domethënë, vetë natyra e punës së një regjisori është që të jetë për kohë të gjatë larg familjes. Ndoshta, kjo ka qenë një ndër arsyet e pamundësisë së krijimit të monotonisë në marrëdhënie, por jo vetëm. Të duash ta ruash të bukur një marrëdhënie, së pari duhet vetë ta gjenerosh atë”, – përfundon Nora Çashku.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.71

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top