FB

November 15, 2021 | 11:43

Një mik xheloz është më i keq se njëmijë armiq

 “Në jetë duhet të dish të mbrohesh. Por gjëja më e keqe është të mbrohesh nga ata që nuk e kishe menduar kurrë se mund të të lëndonin”.

Kështu citon një nga aforizmat më të njohura të Samuel Lion. Sepse preferohet të kesh një mijë armiq sesa një mik të vetëm xheloz. Askush nga ne nuk dëshiron të ketë armiq, të luftojë kundër urrejtjes, zilisë dhe keqdashjes. Jeta shpesh i vendos këta individë në rrugën tonë dhe ne jemi të detyruar të mbrohemi, ose t’i injorojmë kur është e mundur të distancohemi.

Por të gjejmë veten duke luftuar, duke u mbrojtur nga ata që i konsideronim mik është shumë më keq. Sepse ai është ai person që ka qeshur me ne një mijë herë, me të cilin kemi ndarë ditë me shi e me diell. Ai që ndoshta e kemi ndihmuar në shumë rrethana edhe pa na pyetur. Ai që zë një vend të rëndësishëm në zemrat tona. Të cilin ne e quajmë thjesht “mik”.

Të zbulosh se ke një mik xheloz është një nga dhimbjet më të mëdha që mund të ndjesh. Një lloj zie. Ajo që vdes është besimi, freskia e një buzëqeshjeje, rehatia e të menduarit për ta patur pranë nesh. Në jetën tonë. Fatkeqësisht, nuk është aq e rrallë të ndodhë. Xhelozia është një ndjenjë që gllabëron çdo energji pozitive dhe miqtë tanë mund të mos jenë të imunizuar ndaj saj. Edhe ato të vjetrat, ato që janë “sprovuar” ndër vite, por që befas lanë zilinë dhe zhgënjimin.

Xhelozia është një shqetësim për të tjerët, por është një mundim për veten. (William Penn)

Kështu ne i shohim gjithnjë e më pak të gatshëm të gëzohen për sukseset tona. Ne i dëgjojmë ata të përçmojnë ëndrrat dhe planet tona për të ardhmen. Kritikat e tyre bëhen më të mprehta, shpesh të pamotivuara. Të padrejta në disa raste dhe në atë moment ne nuk mund ta fshehim më nga vetja.

Një mik xheloz bëhet më i keq se një armik

Për shkak se ne jemi më të vetëdijshëm për një armik, ne mund të mbrohemi më mirë. Ngritja e barrierave, ndërtimi i mureve. Me një mik nuk e bëjmë. Një mik ka kalim të lirë në zemrën tonë. Dritë jeshile në jetën tonë, midis ndjenjave dhe emocioneve tona.

“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”, thotë një fjalë e urtë.

Sepse ne kurrë nuk do të jemi gati të luftojmë kundër një miku. Edhe nëse është një mik xheloz. Dhimbja dhe zhgënjimi do të na bënin më të brishtë. Sigurisht edhe më të dobët sepse ne e quanim shok.

 

 

Burimi / https://giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top