Sistemi ynë imunitar kërkon gjashtë orë për të marrë veten pasi kemi kaluar “sulme zemërimi”. Atëherë pyet veten: a duhet ta gëlltis zemërimin? Jo. Në rastin e zemërimit si të jashtëm ashtu dhe të brendshëm, efekti i një minute në gjashtë orë është i njëjtë.
Ajo që na duhet është të mësojmë të kultivojmë zakone që balancojnë reagimet tona ndaj ngjarjeve dhe ta njohim mirë njëri-tjetrin për të ditur se çfarë na bën të ndjehemi keq, çfarë na sëmur.
Duke pasur këtë ndërgjegje, ne mund të ndryshojmë reagimet tona, duke kërkuar ushtrime që forcojnë sistemin tonë nervor, duke kultivuar qarqe të reja që na sjellin më shumë harmoni dhe shëndet.
Çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar apo zbutur këto sulme, të cilat sjellin kaq shumë çekuilibrim në trupin tonë?
Meqenëse truri ynë nuk e dallon realen nga imagjinarja, në të njëjtën kohë që përjetojmë disa emocione negative, duke mos u ndierë mirë, vendosim kujtime dhe momente shumë të bukura në jetën tonë. Truri i interpreton ato sikur po ndodhin përsëri dhe na sjell të gjithë kiminë e mirë në kujtesë nga momentet e kaluara e deri më sot.
Mjaftojnë 12 sekonda për të soditur diçka të bukur, sipas neuroshkencëtarit Rick Hanson, për të na dhënë një ndjesi mirëqenieje.
Duhet të minimizojmë situatat stresuese sa më shumë që të jetë e mundur. Planifikimi dhe parandalimi ndihmojnë shumë.
Ushtroni emocione pozitive, siç janë empatia, mirësia, dashuria, dhembshuria, optimizmi, kultivimi i një kopshti plot lule në trurin tuaj dhe te njerëzit përreth jush. Duke mos kultivuar frikë, ankesë, zemërim, negativitet, etj., ne parandalojmë që barërat e këqija ta pushtojnë këtë kopsht.
Jetojeni plotësisht të tashmen. E kaluara është zakonisht plot faj dhe e ardhmja sjell ankth, shqetësim. E rëndësishme është të marrim të shkuarën për ta analizuar dhe të kemi një të ardhme më të mirë.
Ashtu si natyra, e cila ruan cikle të ndryshme, stinët, është jeta jonë. Kur mësojmë ta kuptojmë dhe ta respektojmë këtë brenda nesh, jo me një pranim të nënshtruar, por si një qëndrim që gjeneron rezultate konkrete, gjithçka ndryshon tek ne dhe rreth nesh.
Do ta fikim dritën në skenën tonë dhe është shumë e rëndësishme që, duke parë mbrapa, të jemi krenarë për rrugëtimin e bërë. Mund të jemi empatikë, të sjellshëm, tejet të dobishëm, por kurrë mos harroni se personi më i rëndësishëm në jetën tonë është vetja jonë.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi vibee.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.