Në fokus

March 8, 2018 | 8:22

Një nënë me fat si e Julián, e diagnostikojnë me tumor, i biri shpik reçipetat “shpëto jetë”

 

Julián Ríos Cantú është vetëm 13 vjeç dhe u gjend papritmas përballë një momenti të vështirë në jetën e tij. E ëma u diagnostikua me kancer gjiri. Mjekët nuk i dhanë shumë shpresa. I riu meksikan nisi të përgatitej rreth mundësive që të mos e humbte nënën e tij për shkak të sëmundjes, ende pa u rritur edhe ai.

 1

Ajo që është dramatike është se, në qoftë se tumori do diagnostikohej, do të kishte më shumë mundësi për t’u shëruar. Në fund, gruas do t’i hiqeshin të dy gjinjtë. Por është një mrekulli që u arrit me sukses, pa marrë parasysh sa shqetësuese ishte diagnoza, për të mbijetuar.

Julián e përjetoi këtë përvojë intensivisht, saqë një pikë goditi fort dhe vendosmërisht në mendjen e tij: i premton vetes se do të angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje, në mënyrë që shumë gra të mund t’i kuptojnë shenjat e sëmundjes më herët dhe kështu të mund të shpëtohen nga kjo sëmundje.

2Ndonjëherë edhe një mamografi rezulton të jetë një zgjidhje e vonuar. Dhe natyrisht, për këtë arsye parandalimi është thelbësor. Megjithatë, në shumë vende ,gratë nuk marrin mbështetje të mjaftueshme nga kjo pikëpamje, dhe për fat të keq as Meksika nuk bën përjashtim. Sipas Juliánit, do të ishte me rëndësi themelore që gratë të mund të mësonin për sëmundjen kur diçka nuk është normale.

Kështu, adoleshenti i futet punës, duke studiuar shkaqet e sëmundjes, mundësitë e diagnozës dhe shanset për mbijetesë. Në moshën 17-vjeçare, ai arriti qëllimin që i vu vetes, duke themeluar kompaninë e tij Higia Technologies. Qëllimi ishte: të shpëtonte sa më shumë gra të ishte e mundur në botë, përmes një vegle shumë të thjeshtë.

4

Kompania ofron pafund një seri të risive në këtë fushë. Më e rëndësishmja është krijimi i një reçipete të posaçme, me më shumë se 200 sensorë të aplikuar, e cila siguron një sërë të dhënash që mund të monitorohen nga përdoruesi, dhe në këtë rast, të mbikëqyrë nga një specialist. Julian është më shumë se krenar për shpikjen e tij.

Parimi i këtij objekti është po aq i zgjuar sa dhe i thjeshtë: kanceri i gjirit prodhon një rritje të qarkullimit të gjakut përmes indeve, duke rezultuar në një rritje korresponduese të temperaturës trupore. Reçipeta ndjek trendin e këtyre vlerave dhe raporton anomalitë ndaj përdoruesit nëpërmjet një aplikacioni me të cilin është e lidhur. Për të marrë të dhëna, të cilat janë mjaft efikase për një diagnozë, është e nevojshme të vishet për rreth 60-90 minuta në javë.

6Përparësia e kësaj shpikjeje, për më tepër, është se, temperatura e matur, gjithmonë i referohet zonës së njëjtë të trupit, dhe për këtë arsye garanton vlefshmëri më të madhe të të dhënave.

djaliI riu u vlerësua për punën dhe kërkimet e tij nga presidenti i Meksikës. Edhe pse reçipeta është ende në fazë prototipi, do të duhet t’i nënshtrohet studimeve më të sakta, gjë e cila me siguri do të ketë një sukses të padiskutueshëm.

Ky djalë nuk është as 18 vjeç, por ai tashmë ka arritur që me punën dhe këmbënguljen e tij, të realizojë diçka që do të sjellë shpëtim jete për shumë gra në mbarë botën. Duke pasur forcë nga përvoja personale, ai ka mundur ta transformojë dhimbjen në shpresë. Urime Julián!

5 jjj

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Per Davero

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top