Mirëqenie

April 13, 2020 | 8:05

Një nënë vendosi ta surprizojë kështu djalin e saj me autizëm (video)

Jemi në muajin e ndërgjegjësimit botëror të çrregullimit të spektrit të autizmit, muaj i cili si çdo vit solidarizohet në përmirësimin e jetës së këtyre personave. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

2

Një nënë kapi këtë moment të adhurueshëm me Princeshën Tiana në surprizën bërë djalit të saj i cili është me çrregullim të spektrit autizëm. Kjo video rrëfen ndjeshmërinë dhe emocionet e një fëmije autik, i cili ka surprizuar në fakt si nënën dhe aktoren. Dhe ky është një fakt se si edukimi i veçantë ndaj këtyre fëmijëve sjell zhvillim të tyre në të gjitha drejtimet.

Amanda Coley, nëna e djalit gjashtëvjeçar Jackson, me nofkën Jack Jack, “ndizet” kur takon personazhet e Disney-it. Ajo tha se dashuria e djalit të saj për personazhet filloi në moshën dy vjeç e gjysmë kur ai u takua me Borëbardhën.

Pamjet e marra nga Coley tregojnë se djali i saj po shkëmben puthje në faqe me Princeshën Tiana nga “Princesha dhe Bretkosa” pasi i dha dhuratë princeshës.

“Jack Jack ka autizëm kështu që udhëtimet si këto mund të jenë të vështira për të, por duke parë personazhet thjesht i sjell atij kaq shumë gëzim,” tha Coley në Storyful.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prej tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi abc7chicago.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top