FB

October 3, 2023 | 7:55

Një nga femrat më të bukura të Hollywood-it! Modelja e njohur flet për herë të parë për betejën me kancerin e gjirit

Ajo konsiderohet një nga modelet më të bukura të të gjitha kohërave.Bëhet fjalë për Linda Evangelista, e cila vite më parë u diagnostifikua me kancerin e gjirit.

58-vjeçarja iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë, ndërsa vitin e kaluar iu nënshtrua kimioterapisë dhe radioterapisë.

Megjithatë gjatë një interviste për “The Sun”, ajo ka një mesazh për të gjithë femrat: “Ju lutemi, mos i anashkaloni mamografitë tuaja vjetore. Zbulimi i hershëm është gjithçka.”

 

Teksa kujtoi momentin kur zbuloi sëmundjen e rëndë, Linda tha: “Sa herë që shkoni, mendoni: ‘A është koha që ata do të gjejnë diçka?’”.

 

Ndërsa shtoi: “Për shkak të problemeve të mia me mushkëritë, thashë: ‘Do të jem kaq radikale’. Sepse nuk doja që kanceri i gjirit të më vriste dhe mendova se po kujdesesha për të do të kisha shpresë. Tani jam e lumtur për vendimin që mora”.

Nga ana tjetër gjatë intervistës modelja tregoi: “Kisha rrahje të shpeshëta zemëre kur zbulova lajmin se kisha kancer në gji. Gjatë gjithë karrierës sime, kam kryer operacione në mushkëri dhe operacione të tjera për të cilat kam heshtur.”

 

 

 

 

 

 

/Panormaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top