FB

April 9, 2024 | 7:15

Një nga më të zakonshmet në botë, njihuni me ‘Torturën e Bardhë’

 ‘Tortura e Bardhë’ është një nga format më shkatërruese të torturës psikologjike, e cila përfshin vendosjen e të burgosurit në një dhomë totalisht të bardhë dhe të izoluar nga zëri.

Personit që gjendet brenda kësaj dhome, i veshin rroba të bardha dhe i japin ushqim të bardhë të servirur në pjata të bardha.

I burgosuri që gjendjet në këtë qeli totalisht të bardhë, ka gjasa që të humb identitetin e tij në këtë proces. Ai nuk mund ta dijë se kush ishte madje as anëtarët e familjes nuk arrin t’i njohi më vonë.

Përveç kësaj, vuajtja vazhdon pafundësisht dhe personi nuk kthehet përsëri në jetën normale.

CIA është një nga agjencitë që i ka përdorur të tilla tortura. Ekspertët kanë bërë madje studime se sa volt mund të durojë trupi i njeriut para se të vdesë ose sa kohë i duhej një të burgosuri që të çmendet në izolim ekstrem.

Gjithsesi, një nga format më të spikatura të torturës është “tortura e bardhë”, që konsistonte në privimin e të burgosurit nga kontakti me njerëz dhe ndalimi që të pushojë ose flejë gjatë disa ditëve.

Një torturë e tillë është përdorur deri vonë, në burgun e Guantanamos, në Kubë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top