Mirëqenie

February 2, 2017 | 9:56

Një njeri i çlirët është gjithmonë vetvetja

Ndonjëherë nuk e kuptojmë sesa e shkurtër është jeta. Atëherë: a ia vlen që ta jetojmë duke u munduar të jemi dikush tjetër? Sigurisht që jo…

66-67Të jesh vetvetja, të jesh origjinal dhe të afirmosh çdo ditë unicitetin vetjak, është thelbësore që të mos biem në kurthin e maskave dhe në artin e kamuflimit, i cili në të vërtetë na bën pafundësisht të palumtur.
Por të jesh vetvetja nuk është e thjeshtë. Sidomos sepse jemi mësuar që të vegjël të ndjekim rregulla të caktuara: duke u sjellë në njëfarë rregulli, duke u përgjigjur në një mënyrë të caktuar, duke u shfaqur mirëkuptues edhe kur nuk biem dakord me dikë, duke kamufluar defektet për t’i pëlqyer më shumë dikujt, si dhe një sërë sjelljesh që na kanë mësuar vetëm “sepse kështu duhet”.
Duke u rritur, mendojmë më shumë për shoqërinë, nëpërmjet mediave e marketingut, të cilat na thonë se në ç’mënyrë duhet të vishemi, çfarë muzike duhet të dëgjojmë, çfarë duhet të hamë dhe të gjitha tendencat e ndryshme që duhet të ndjekim që të jemi në një hap me kohën. Rezultati është: hyjmë të gjithë të bëjmë pjesë në një tufë, të cilën e ndjekim nga pas me kujdes nga frika e mospranimit.
Por, në të gjithë këtë “ne”, me mendimet tona, defektet tona, opinionet tona, aftësitë tona, me natyrën tonë të vërtetë… ku jemi? Reflektojmë mbi gjendjen aktuale, sa prej nesh ndihen si kukulla në duart e dikujt tjetër? Besoj se shumë njerëz gjenden, të vetëdijshëm ose jo, në këtë situatë.
E, megjithatë, besnikëria ndaj vetes është një kushtëzim i nevojshëm  nëse duam që të kemi realizimin komplet dhe maksimal të ekzistencës sonë. Mendojmë për të gjitha kënaqësitë që marrim kur bëjmë diçka me vullnetin maksimal, apo kur ndihemi të lirë të shprehim mendimin, pa pasur frikën e gjykimit të të tjerëve.
Të jesh vetvetja, do të thotë të jesh unik dhe të ndihesh i çlirët t’i tregosh të gjithë botës këtë unicitet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top