Nëse do të mund të jepja një këshillë me vetëm katër fjalë, ajo do të ishte “Thuaj të vërtetën”. Një njeri vlen sa fjala e tij.
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Ndershmëria nuk është vetëm moralisht e drejtë, por është edhe efektive pasi ju kursen kohë dhe telashe. Njerëzit gënjejnë për një sërë arsyesh. Ata shpesh mendojnë se në këtë mënyrë do të arrijnë atë që duan me më pak përpjekje. Por kjo është një taktikë dritëshkurtër. Në planin afatgjatë do të sjellë kompleksitet pasi mendojnë se kanë shpëtuar dhe se e kanë zgjidhur çështjen, kur në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nëse gjeni guximin për t’i thënë gjithmonë gjërat ashtu siç i ndjeni dhe siç kanë ndodhur, do të jeni në gjendje të ekuilibroheni. Ndoshta një arsye për mungesën e ndershmërisë është shqetësimi se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Nëse askush nuk do të kujdesej për atë që është në mendjen e të tjerëve, ne të gjithë do të ishim shumë më efektivë në jetën tonë. Kështu që, mos u shqetësoni për atë që të tjerët mendojnë për ju dhe për këtë arsye qëndroni të sinqertë dhe autentik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.