Lifestyle

February 20, 2017 | 11:38

Një pasanik donte t’i tregonte të birit se si jetojnë të varfërit. Por, mori një mësim për vete

Sot shpesh gjykojmë suksesin e një personi në varësi të shifrave në llogarinë bankare. Ndaj do t’ju tregojmë historinë e një babai, i cili vendosi t’i japë mësimin e jetës së birit, duke i treguar atij se çfarë është varfëria, duke u përpjekur ta bëjë të mendojë në lidhje me natyrën e parave. Rezultati i arritur shkon përtej pritjes fillestare.

untitled

Një ditë një njeri i pasur vendos të marrë një udhëtim me djalin e tij, në mënyrë që ta bëjë atë të kuptojë se çfarë do të thotë të jesh i varfër. Gjatë udhëtimit të dy ndaluan në një familje shumë të varfër fshatare. Kur u kthyen, babai e pyeti djalin e tij, nëse i pëlqeu kjo përvojë.

“Më pëlqeu shumë, baba”, u përgjigj djali.

“A i shikove se si njerëzit e varfër jetonin, bir?” “I pashë, baba”.

Babai u përpoq ta shtyjë më tej: “Atëherë, a mësove ndonjë gjë nga ky udhëtim?”

Djali u përgjigj: “Vura re se ne kemi një qen, ata kanë katër. Ne kemi një pishinë të madhe që na zë gjysmën e kopshtit, ndërsa ata gëzojnë limane të pafundme. Ne kemi drita në kopshtin tonë, por ato lënë yjet të ndriçojnë. Shtëpia jonë ka një terracë të madhe, por fushat e tyre shtrihen deri tutje në horizont. Ne e blejmë ushqimin tonë, ata e rrisin vetë. Ne kemi një mur përreth shtëpisë që të na mbrojë, ndërsa ata janë të rrethuar nga miq”.

Babai u shtang.

I biri vazhdoi: “Unë e kuptova se ne jemi në fakt të varfërit”.

Shpesh ne harrojmë atë që kemi dhe të mendojnë vetëm për atë që ne nuk kemi. Në fakt, ajo që për një person mund të ketë një vlerë të madhe, për dikë tjetër është vetëm një pronë më shumë… Gjithçka varet nga këndvështrimi që ne përdorim!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top