Një përqafim i mbushur me dashuri ngroh shpirtin dhe zemrën, dhe sinqeriteti është më i vlefshëm se çdo dhuratë tjetër. Përqafimi i atyre që na duan na bën të ndihemi të veçantë, unik dhe me fat. Falë këtyre gjesteve të dashurisë, ne kemi mundësinë t’i kujtojmë veten për atë që na bën të ndihemi mirë, ta mbajmë pranë.
Përqafimet janë një mënyrë për të komunikuar me ata që na duan. Zhytja në kujtesën e këndshme të një përqafimi do të thotë t’u japim vlerë ndjenjave tona, si dhe t’u japim atyre forcë.
Me një përqafim, ju merrni energji të mjaftueshme për të ushqyer mirëqenien emocionale. Ne jemi të dizajnuar që të ndjejmë kontakt dhe të transmetojmë emocione përmes prekjes.
Kjo është arsyeja pse përqafimet janë më të rëndësishme se sa dikush mund të mendojë: përmes tyre forcohen ato pjesë që për shkak të rrethanave të ndryshme të jetës mund të thyhen.
Burimi / http://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.