FB

November 13, 2021 | 8:06

Një person i ndjeshëm jep shpirtin dhe do të bëjë gjithçka që të mos të lëndojë kurrë. A je një prej tyre?

Njerëzit e ndjeshëm priren të dëgjojnë gjithçka në mënyrë të përforcuar. Jo sepse e duan, por sepse është pjesë e tyre. Njerëzit e ndjeshëm, kur ndodh diçka, nuk e përjetojnë si gjithë të tjerët, reflektojnë shumë. Ata përpiqen të kuptojnë pse ndodhi, përpiqen të vendosin veten në këpucën e njerëzve të përfshirë dhe vuajnë edhe për ta.

0

Njerëzit e ndjeshëm shpesh janë të lodhur, jo sepse punojnë në miniera, por sepse kanë një peshë po aq të madhe mbi to, peshën e mendimeve. Ata mendojnë shumë dhe nuk mund të shpërqendrohen, edhe kur përjetojnë diçka të bukur.

Njerëzit e ndjeshëm, janë aty për të menduar për gjithçka, për t’u shqetësuar për gjithçka, çdo orë të ditës, e ndonjëherë nuk flenë natën, sepse koka nuk dëshiron të shkëputet.

Të jesh me një person të ndjeshëm do të thotë të pranosh që ndonjëherë, edhe nëse do të donin, nuk mund të mos mendojnë, nuk mund të përqendrohen dhe të shohin atë film që ju pëlqen aq shumë.

Të jesh me një person të ndjeshëm do të thotë t’i kushtosh vëmendje fjalëve, gjesteve të vogla, vëmendjes, sepse ai do t’i kushtojë vëmendje çdo gjëje dhe nëse diçka nuk shkon, nuk do t’ju tregojë nga frika se mos ju lëndon dhe duhet të jeni ju që nuk e lëndoni, t’i lexosh sytë, heshtjet e tij, sepse nëse di ta mbajë, një person i ndjeshëm të jep shpirtin dhe do të bëjë gjithçka që të mos të lëndojë kurrë.

 

*Nicholas Paolizzi, autor italian

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Le sfumature dell’anima

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top