Në fokus

March 9, 2017 | 13:07

Një shqiptare në mesin e 10 femrave më të shquara në Skoci

Në organizatën e njohur skoceze, ‘Saltire Society’, në mesin e ‘Grave të Shquara të Skocisë’ për vitin 2017 ka hyrë edhe Remzije Sherifi, një shqiptare nga Kosova.

1

Për të thuhet se: Jeta e Remzije Sherifit është një frymëzim. Ajo ishte një nga gazetaret e para femra të radios në Kosovë kur ishte vetëm 17 vjeç.  Ajo e humbi punën e saj në vitin 1992 dhe pothuajse humbi jetën pasi regjimi i Millosheviçit forcoi kontrollin mbi popullin shqiptar që jetonte atje. Pas përhapjes së luftës në Ballkan, Remzija u detyrua të largohej dhe u shpërngul në Glasgow.

Nëse doni të dini se pse bën pjesën në listën e 10 grave më të shquara në Skoci, kjo vjen për faktin se ka korrur sukses të madh në udhëheqjen e një shoqate, e cila merret me zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me arsimin, shëndetin, vallëzimin, por edhe artin, si një mënyrë që komunitetet të afrohen me njëri-tjetrin. Shoqata quhet Maryhioll Integration Network.

Në mesin e grave të zgjedhura për këtë vit është edhe Myrtle Simpson, baronesha dhe profesoresha e forenzikës, Sue Black, kritikja e teatrit, Joyce McMillan dhe këngëtarja Horse McDonald.

2

Personalitetet e shquara për vitin e kaluar kanë qenë JK Rowling, Annie Lenox, Sara Brown, kurse për vitin 1015 në mesin e të zgjedhurve ka qenë edhe Nicola Sturgeon, politikane e njohur britanike dhe Ministrja e Parë e Skocisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top