FB

April 22, 2023 | 8:48

Një shuplakë te fëmijët lë shenjë jo vetëm në fytyrë, por edhe në zemër

 

Një shuplakë në fytyrë, e vrullshme: sa prej nesh kur nuk munden më, ngrenë duart për të vendosur disiplinën me fëmijët. Por, çdo herë që përdorim dënimin fizik për të rivendosur qetësinë, bëjmë një autogol me veten. Sepse fëmija ynë mëson se forca fizike zgjidh problemet. Dhe nuk duhet harruar se shuplaka lë një shenjë jo vetëm në fytyrë, por edhe në zemër.

Alberto Pellai, mjek, ekspert në parandalimin e zhvillimit moshor, psikoterapeut që punon si studiues pranë Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetet e Studimeve Milano

 

Për të reflektuar mbi këtë temë, ju propozoj këto vargje nga libri im: Nella pancia del papà (Në barkun e babit). Sa herë që e kam lexuar atë tek një fëmijë, fytyra e tij është ndriçuar, sikur të më thotë: Është e vërtetë, kështu është!

Dikush madje më kërkoi që t’ua lexoja prindërve ta lexonin. Çfarë ndjeheni kur nuk mund të bëni asgjë tjetër, dhe vrapon ta ndëshkosh duke e goditur fëmijën? Dhe çfarë kujtimi do të ruani teksa ajo shuplakë a diçka më shumë (rripa pantallonash, markush, tërheqje flokësh) që keni marrë kur keni qenë fëmijë?

 

Shuplaka është një bombë që shpërthen në fytyrë

Bën që një fëmijë të mbetet gjithmonë i heshtur.

Lëndon lëkurën, por edhe më shumë

E mbyt në ankth dhe nuk del dot më prej tij.

 

Nëse beson se do të mund ta qetësosh

Shuplaka të shërben për ta ndalë

Po ju them se, ajo shuplakë është një bombë

Që i shtyn fëmijët në një heshtje varri.

 

Pra, kurrë nuk do të mund të flasim përsëri

Për atë që na kishte zemëruar.

Ndonjëherë një tekë të bën të kuptosh

Se ndien diçka që nuk mund ta thuash.

 

Kam pak fjalë dhe shumë mendime

T’ju them se dhe unë kam momente të errëta.

Nëse kam frikë, zemra ime është e trazuar

Ndonjëherë diçka që them është pështjellim a një shtegtim

Por shpesh është më e lehtë për një fëmijë

Të heshtë apo të shfaqë djallëzi.

 

E di që nuk duhet të zemërohem

Por ndonjëherë nuk di si të ndalem.

Më vër në dënim, dhe nëse mundesh,

Asnjëherë mos më jep një shuplakë

Kjo është besëlidhja mes nesh.

Ky propozim ju fton të reflektoni, për të gjitha ato herë kur mendoni se zgjidhja e problemeve vjen duke përdorur rregullin e “më të fortit”. Dhuna prodhon dhunë. Edhe kur përdoret për qëllime edukative.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top