FB

May 13, 2021 | 8:12

Një stil tjetër me efekte negative tek fëmija është stili i edukimit neglizhues, refuzues

Me këtë stil, prindi është emocionalisht i largët, tregon pak ngrohtësi dhe dashuri ndaj fëmijës, nuk vë rregulla për të lëvizur në botë, nuk ofron kontroll, është pak i përfshirë në jetën dhe edukimin e fëmijës, bën pak kërkesa dhe komunikon pak.

Nuk ndjen asnjë ndjenjë të përgjegjësisë arsimore.

Nuk merr pjesë në ngjarje shkollore ose intervista me mësuesit.

Është i mbingarkuar nga problemet e tij dhe nuk përballet me ato të fëmijëve të tij.

Nuk merr parasysh mendimet dhe ndjenjat e fëmijës.

1

Ai ka një reagim të ulët ndaj nevojave të fëmijës së tij, është indiferent ndaj kërkesave të tij, shpesh përbuzës dhe neglizhentë.

Fëmijët e prindërve neglizhentë duhet të vetësigurohen. Ata tregojnë performancë të dobët jo vetëm në shkollë, por edhe në situata të tjera në jetën e tyre. Shpesh kanë sjellje delikuente në adoleshencë.

Këta fëmijë priren të shfaqin deficite njohëse në aftësitë emocionale dhe aftësitë shoqërore. Ata mund të ndiejnë frikë, ankth ose stres për shkak të mungesës së mbështetjes familjare. Janë në rrezik abuzimi me substancat.

Për shkak të mungesës së përgjegjësisë emocionale dhe dashurisë së prindit, si të rritur ata mund të kenë vështirësi në krijimin e lidhjeve emocionale, duke përsëritur të njëjtin model të marrëdhënies së jetuar me partnerë dhe miq.

Ata nuk dinë si të sillen siç duhet në situata shoqërore.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top