Mirëqenie

August 17, 2020 | 12:45

Një tjetër mjekim shumë premtues për COVID-19

Ndërkohë që shifrat e të prekurve rriten, e bashkë me to, edhe numri i pacientëve që humbin jetën, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, bën apel për durim, e respektim të rregullave, për t’i dhënë kohë shkencës të bëjë detyrën e vet në luftë me sëmundjen. 

Sipas tij, referuar një studimi të fundit një tjetër mjekim tregohet shumë premtues dhe mund të shtohet në arsenalin e trajtimeve për pacientët me COVID-19 të rëndë.

Mesazhi i mjekut 

Lajme te mira miqte e mi!

 Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.

? Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.

?? Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen “Science Immunology” studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:

? 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)
? 8 paciente te intubuar

Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:

 Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:

? 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
? 4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
? 2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

 Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.

 Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.

 Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

Forca miq!
Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:
Distance fizike
Higjiene e rregullt
Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top