Kushdo mund t’i kuptojë ato tri fjalë, drejtuar një njeriu tepër të rëndësishëm në jetën e tij. “Mësuesi im, një baba i vërtetë”…
Mesazhi ka përlotur pasagjerët e një udhëtimi ajror në Turqi, pjesë e të cilit ka qenë një udhëtar i veçantë, të cilit iu drejtuan këto fjalë. Piloti rastësisht zbuloi se një nga mësuesit që ai kishte kaluar në duart e tij në shkollë ndodhej në aeroplan.
Për t’ia kthyer dashurinë dhe dijen e marrë në vite, ai zgjodhi ta përshëndesë dhe falënderoj publikisht, duke bërë një deklaratë të veçantë. Teksa dëgjonte për të mirat që i kishte ushqyer dikur këtij djali që sot ishte bërë një pilot i zoti, mësuesi u përlot dhe mezi i mbante emocionet. Mandej tufa lulesh dhe falënderim nga ekipi ajror si dhe nga vetë ish-nxënësi.
Ta meritosh respektin është një gjë e madhe, ndaj dhe ky vlerësim duhet marrë shembull për kohët që flasim në vendin tonë!
Përgatiti Orjona TRESA
https://www.facebook.com/Reisi1954/videos/2184910071753749/?t=26
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.