Këshilla & Arsye

March 23, 2021 | 8:32

Një udhëzues i vogël për edukimin seksual

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Për shumë nga ne, bletët, arinjtë dhe lepujt ishin heronjtë e tregimeve rreth edukimit tonë seksual. Në shkollë të gjithë do të kujtojmë reagimet dhe sikletin e shokëve të klasës kur na mësuan pjesët e trupit dhe më konkretisht organet gjenitale. Këto reagime, natyrisht, treguan vonesën që i parapriu shpjegimit të seksualitetit njerëzor në termat e duhur. Kjo është për shkak se fëmija në përleshjet e tij të para seksuale ka tendencë t’u drejtohet së pari prindërve për informacion, nëse prindi nuk i përgjigjet me pjekuri kësaj çështjeje fëmija do t’i drejtohet internetit ose miqve – të cilët gjithashtu mund të kenë pasur edukim seksual me heronj të mbretërisë së kafshëve.

2 

Në vazhdim të artikullit unë sugjeroj pesë mënyra që do të lehtësojnë “adresimin/dërgimin” e prindit në një çështje që edhe sot konsiderohet tabu.

  1. Filloni të flisni me fëmijët tuaj herët në lidhje me pjesët e trupit dhe riprodhimin me fjalë të thjeshta dhe terminologjinë e duhur në mënyrë që ata t’i kuptojnë ato. Përmes këtij diskutimi fëmijët mësojnë trupin e tyre dhe kufijtë që kanë të tjerët mbi të. Një diskutim i tillë mund të fillojë me rastin e një shtatzënie nga familja ose mjedisi miqësor, nga një shfaqje televizive ose nga jeta e përditshme e fëmijës.

 

  1. Lini kanalet e komunikimit seksual “të hapura”. Është e rëndësishme të jesh i sinqertë dhe i saktë në këtë çështje, duke transmetuar kështu vlerat dhe parimet e tua morale tek fëmija. Studimet tregojnë se sa i rëndësishëm është roli i prindërve për të ndihmuar adoleshentët të kenë sjellje të shëndetshme dhe të përgjegjshme seksuale në të ardhmen.

 

  1. Dëgjoni me kujdes se çfarë kanë për të thënë fëmijët tuaj. Sa më shumë të dëgjoni mendimet e fëmijëve tuaj, aq më efektivisht do të jeni në gjendje t’i udhëzoni ata. Udhëzimi i duhur bëhet me pranueshmëri dhe respekt, pa qenë kritik. Për shembull, nëse fëmija dëgjon “… e kuptoj se si ndiheni” ose “…dikur kam menduar të njëjtën gjë”, ai ndihet më komod duke bërë pyetje dhe duke hapur diskutime rreth seksit. Është pothuajse e sigurt që pyetjet do t’ju vendosin në një pozitë të vështirë, është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe t’i përgjigjeni pyetjeve me sinqeritet dhe në një mënyrë që një fëmijë në një moshë të caktuar do t’i kuptojë. Nëse nuk dini diçka, mos u ndjeni të pakëndshëm për ta thënë.

 

  1. Sigurohuni që fëmija juaj të kuptojë se për çfarë po flisni. Nëse është e nevojshme, kërkoni nga fëmija të përsërisë atë që ka dëgjuar me fjalët e tij. E njëjta gjë vlen edhe për prindërit. Është mirë të verifikoni pyetjen e fëmijës. Kjo duhet të bëhet për të shmangur çdo shtrembërim të pyetje-përgjigje-ve për shkak të sikletit dhe turpit të mundshëm që ndiejnë të dy palët.

 

  1. Shmangni përgjigjen me llafe. Preferoni dialogun sesa ligjërimin. Edukimi seksual duhet të fillojë në moshë të hershme në mënyrë që fëmija gradualisht – me këste – të mund të shqyrtojë këtë çështje. Këto diskutime duhet të përfshijnë komponentët kryesorë të një seksualiteti të shëndetshëm që janë respekti për diversitetin, vetëvlerësimi dhe besimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top