Nëse prindërit janë njerëzit më të rëndësishëm për një fëmijë, është e vërtetë se ky koncept mund të përcaktohet më tej; për shembull, baballarët janë figura themelore në jetën e vajzave të tyre. Jo vetëm personaliteti i babait, por mbi të gjitha marrëdhëniet midis atij dhe të bijës, përcaktojnë në mënyrë vendimtare shumë aspekte të jetës së saj si një e rritur: mënyra për t’u lidhur me burrat, respekti që do të pretendojë prej vetvetes dhe prej tyre, dhe vetërespekti.
Në veçanti, ka 6 gjëra që një baba duhet të sigurojë për vajzën e tij, për të lejuar që ajo të rritet e shëndoshë:
1.TË JETË NJË BURRË MODEL | Një baba duhet t’i tregojë vajzës së tij cilësitë më të mira të gjinisë mashkullore: të jetë i dashur, i respektueshëm, mbrojtës. Në këtë mënyrë, si një e rritur, vajza e saj do të kërkojë një njeri që e trajton atë në të njëjtën mënyrë.
2.T’I USHQEJË VETËVLERËSIMIN | Një baba i mirë duhet të lavdërojë aftësitë, virtytet dhe pikat e forta të vajzës së tij, për ta ndihmuar atë të njohë më mirë dhe ta bëjë atë të ndjejë se i ka të gjitha mjetet për të pasur sukses në jetë, të mos rrëzohet, por të ecë përpara përballë falimentimit.
3.T’I FORCOJË SIGURINË | Babai duhet ta bëjë vajzën të ndihet E sigurt, në mënyrë që ajo të bëhet një E rritur kurajoze, që e sheh pozitivisht të ardhmen dhe sfidat që do hasë.
4.T’I MËSOJË GJËRA TË NEVOJSHME | Një baba i mirë shpenzon kohë konstruktive për vajzën e tij, duke i mësuar asaj se problemet mund të zgjidhen dhe se nuk ka ndryshime në rezultatet ndërmjet burrave dhe grave. Në këtë mënyrë, ai do ta bëjë vajzën e vet një grua të pavarur.
5.T’I TREGOJË QË MERITON MË TË MIRËN | Një baba model e inkurajon vajzën e tij të luftojë për të realizuar ëndrrat e saj, në mënyrë që ajo të mësojë të japë më të mirën në të ardhmen për të arritur qëllimet e saj.
6.TA MËSOJË TË JETË VETVETJA PA DËMTUAR TË TJERËT | Është e rëndësishme që një baba ta bëjë vajzën e tij të ndjejë se ajo është e bukur ashtu siç është, dhe se për të qenë e vlerësuar nga të tjerët duhet të shfaqet autentike dhe të mos i bëjë keq askujt.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: guardachevideo.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.