“Njerëzimi ka njohur pandemi por nuk kishte mjetet që kemi sot për t’i luftuar ato”. Kjo është fjala që ka thënë fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2011 imunologu Jules Hoffmann, Francez me origjinë Luksemburgase, drejtor kërkimi dhe anëtar i bordit të drejtorëve të CNRS. Drejtori kërkimor i Qendrës Kombëtare Shkencore de la Recherche në Institutin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Strasburg, Hoffman ka qenë Presidenti i Akademisë së Shkencave, anëtar i Académie française.
![](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2020/09/119668169_752917682218024_2082388315857261451_n.jpg)
Jules Hoffman
Imunologu foli gjatë ceremonisë së Çmimeve Balzan në Milano. Hoffmann, anëtar i komitetit të përgjithshëm të çmimeve të Fondacionit Ndërkombëtar të Çmimit Balzan dha një leksion të titulluar “Pandemitë në historinë njerëzore, nën dritën e Covid-19”.
Në lidhje me vaksinën anti-Covid, Hoffmann tha: “Unë mendoj dhe jam personalisht i bindur, se për anëtarët e personelit të kujdesit shëndetësor do të ketë një vaksinë, se kur kjo nuk është shumë e sigurt, por me siguri nëse nuk arrihet për Krishtlindje do të jetë e mundur për Pashkë, atëherë ne do mund t’i vaksinojmë. Ndërsa për popullatën e përgjithshme vaksina do të jetë gati gjatë vitit 2021”.
Siç raportohet nga Adnkronos, shkencëtari tha se ka pasur “dy ose tri raste të ri-infektimit, por në biologji nuk është si në disiplinat e tjera, është jashtëzakonisht e ndryshueshme, gjithçka është e ndryshueshme, asnjëri prej nesh nuk është plotësisht i ngjashëm me tjetrin” .
“Por unë betohem se deri në 2022 problemi do të jetë kapërcyer”, nënvizoi ai. “Pse jam i sigurt? Vazhdoi ai. “Thjesht sepse jemi përballë një situate – që përveç disa detajeve – ne po fillojmë ta kuptojmë mirë se çfarë është. Jemi në një situatë në të cilën njerëzimi nuk ka qenë kurrë, kemi teknika fantastike. Njerëzimi nuk i ka pasur kurrë: ka njohur pandemi por nuk ka pasur mjetet që kemi sot për t’i luftuar ato”.
Burimi / Huffington Post
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.